LIVE UPDATES
Aktualitet

"U dogja duke bërë kafe", historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

Sulo Yzeiri merr vetëm 70 mijë lekë pension pleqërie dhe për këtë arsye, kërkon ndihmë ekonomike dhe strehim pasi aktualisht banon në një barakë.

7 Korrik 2025, 21:20 Nga r.ll
"U dogja duke bërë kafe", historia e të moshuarit
foto ilustruese

FIER- Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar nga Patosi, i cili ishte djegur dhe ishte i vetmuar.

Sipas Enterit, i moshuari ishte i varfër dhe i pastrehë, ndaj ai mendoi se nga emisioni “Stop”, do të gjendej një zgjidhje.

“Ju kam sjellë për një apel për ndihmë për një qytetar të moshës 70-vjeçare. E kam njohur në Spitalin Rajonal të Fierit aty ku kam edhe mamanë time të shtruar. Është i djegur dhe është i shtruar, e kam ndihmuar me ato mundësi që kam. Më ka thënë që jeton në një barake, por nuk më tregon më shumë hollësi sepse qan sapo unë shkoj e pyes. Kërkoj që ta ndihmoni qoftë nga ana shëndetësore, qoftë nga ana e strehimit”, tha qytetari Enter Bushi.

“Stop” shkoi vetë në spitalin e Fierit, ku i moshuari Sulo Yzeiri tregon se është djegur me bombol gazi, duke u përpjekur të bënte një kafe. Ai merr vetëm 70 mijë lekë pension pleqërie dhe për këtë arsye, kërkon ndihmë ekonomike dhe strehim pasi aktualisht banon në një barakë.

“Unë u ngrita në mëngjes, i vetëm jam, u ngrita për të bërë kafen, që mos e pishfa atë kafe. Shkova të ndizja bombolën e gazit, ajo kishte lëvizur sa shkoj unë që ta ndez morën direkt rrobat flakë, pashë veten time që po digjesha. Kisha një bidon me ujë atje, u mundova që të fikja rrobat, kërkova ndihmë, por asnjëri nuk më ndihmoi. Shkova avash-avash tek furgoni i bashkisë më morën dhe më sollën tek spitali këtu. Ajo doktoresha në Patos nuk erdhi fare që të më shikonte mua. Lajmëruan një djalë dhe erdhën më sollën këtu. Lëkura u zhvesh dhe lëkura doli sheshit. Jam i vetëm, gruaja më ka vdekur 25 vite më parë, edhe motrat e vëllezërit më kanë vdekur. Vetëm 70 mijë lekë të vjetra pension marr, ashtu rroj herë me bukë e herë pa bukë. Kam kërkuar ndihmë më parë tek bashkia, por nuk e aprovoi Këshilli Bashkiak. Kërkova një strehë që të jetoj si gjithë të tjerët, jetoj në një barake, çfarë bie jashtë futet brenda”, tregoi i përlotur 78-vjeçari Sulo Yzeiri.

Gazetarja e “Stop” çon në spital Shërbimin Social dhe Ndihmën ekonomike të Bashkisë Patos dhe kryebashkiaku Fation Duro premton ta sistemojnë të moshuarin në një banesë sociale.

“Zotëria është sistemuar në një banesë sociale dhe ka ikur pas një jave. Do sistemojmë përsëri nuk ka asnjë lloj problemi. Do të sistemohet përsëri tek një nga banesat sociale që ka Bashkia Patos”, tha kryebashkiaku Fation Duro.

Nëse Sulo Yzeiri nuk do të ndjehet mirë, bashkia mund ta çojë në çdo kohë në Shtëpinë e të Moshuarve Fier./Tv Klan 

fier enter bushi sulo yzeiri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë