10 Nëntor 2023, 12:01
Nga h.k
Foto nga subjekti
KORÇË-Një aktivitet “prodhim pije alkoolike” është bllokuar dhe gjobitur paraditen e sotme në qytetin e Korçës nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor. Sipas inspektimit rezultoi se subjekti vepronte i papajisur me licencën përkatese.
Nga ana tjetër sipas verifikimeve janë gjetur shkelje ligjore dhe mungesë e kushteve higjeno-sanitare. Një evidentim tjetër gjatë kontrollit ishte që një pjesë e konsiderueshme e pijeve alkoolike nuk përmbanin etiketë dhe kishin mungesë të manualit HACCP. Pas gjobitjes pronarët e subjektit janë marrë në ndjekje penale nga policia dhe Gjykata e Rrethit Korçë
NJOFTIMI I AKU-së:
"Korçë ushtronte aktivitetin pa licencë, AKU bllokon subjektin
Në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzuese, trupa inspektuese e DRAKU Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontroll në një subjekt me aktivitet “prodhim pije alkoolike”, i cili ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.
Gjithashtu nga verifikimi i kontrolleve në subjekt u konstatuan disa shkelje ligjore, pasi subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, produkte të paetiketuara dhe mungesë të manualit HACCP.
Për këto shkelje, trupa inspektuese mori masën urgjente të bllokimit të aktivitetit deri në pajisjen e tij me licencë, gjithashtu janë bllokuar në total 2805 litra pije alkoolike nga të cilat, 1877 litra verë, 537 litra raki rrushi, 351 litra alkool ushqimor dhe 40 litra pije alkoolike. Për të gjitha shkeljet e konstatuara u mor masa administrative “gjobë” në vlerën e 1’450’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë numrit të gjelbër 08007575 dhe e-mail [email protected]. Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët."
mbyllet subjekti ne korce
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 12:01
r.ll
spak
TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore në ambientet e Gjykat&eu...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 11:52
Dosja.al
Fredi Beleri
TIRANË- Sa më shumë kohë kalon, aq më të forta bëhen dyshimet se kryebashkiakut të zgjedhur t&eum...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 11:42
h.k
Foto ilustruse
TIRANË-Në Rrugën e Arbrit, disa minuta më parë është rregjistruar një aksident pranë fshatit Ba...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 11:12
h.k
Porti i Durresit
DURRËS- Ditën e sotme janë bllokuar 270 ton oriz në Portin e Durrësit, i cili dyshohet se importohej nga Vietnam...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 11:00
h.k
Erion Braçe
TIRANË-Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ekonomis&...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:47
r.ll
TURQI- Një arrestim i bujshëm është kryer në Stamboll, ku është vënë në pranga, Dritan Rexhepi i quajtur edh...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:44
A.B
Alma Kaçi
TIRANË- Ditën e sotme, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) Alma Kaçi, e...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:31
r.ll
klaudio myrtaj
ITALI-Hetimet e vrasjes së shqiptarit Klaudio Myrtaj në Itali kanë marrë një kthesë tjetër, teksa kjo &eu...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:31
h.k
Majlinda Dehima
TIRANË-Edukatorja Majlinda Dehima e kopshtit “Stinët” është arrestuar ditën e djeshme me urdhër t...
Aktualitet
10 Nëntor 2023, 10:23
A.B
Porti
DURRËS- Trageti i cili pritej të ankorohej në portin e Durrësit nuk ka ardhur. 'Balkanweb' raporton se trageti AF Marina ka p&eum...