LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-OPGJ mashtron qytetarin: Më jep 2 milionë lekë që të ta mbyll çështjen (I fik telefonin)

Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.

5 Shtator 2022, 21:35 Nga DOSJA
VD-OPGJ mashtron qytetarin: Më jep 2 milionë lekë që të
OPGJ Ibrahim Saliko

TIRANË- Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni Stop në Tv Klan është rikthyer duke denoncuar korrupsionin në gjyqësor. Rasti është i një qytetari shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, i cili tregon se si është zhvatur nga OPGJ-ja. Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku.

Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lartë humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka pasur çështjen time për dhunë ndaj ish-bashkëshortes time. Ajo më akuzoi për shumë gjëra, më akuzoi sikur unë doja të vrisja një polic, më akuzoi sikur unë kisha hedhur tritol diku edhe kjo çështje vazhdoi shumë keq me atë. Kishim ca mosmarrëveshje nëpër telefona me të, edhe i pata çuar rreth 30 mesazhe Oltiana Çiflikut. Edhe në një nga mesazhet unë i thashë o zonjë kërkove lekët, pse u tërhoqe”, tregon denoncuesi.

Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.

Unë s’kam ditur fare gjë që kam hapur gjyq, i bëri letrat vetë dhe nuk kam qenë në dijeni që kam pasur gjyq në Shqipëri. Gjykata britanike vendosi që të më kthejë në Shqipëri të bëj dënimin 6 muaj. E bëra dënimin 6 muaj dhe pastaj kur erdha në Angli policia britanike më mori në telefon dhe më thanë që ti do të denoncosh Oltiana Çiflikun dhe Vjosa Zaimin sepse çdo gjë që ti ke folur këtu në Angli që na ke treguar për ato të dyja, kanë dalë të vërteta. Ne kemi marrë informacione që të dyja janë të korruptuara”, vijon qytetari në denoncimin e tij për gazetarin e Stop.

Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua nga autoritetet angleze që të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Çifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.

Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ Ibrahim Saliko, ku bëri kallëzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës. Por kur kuptoi, se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallëzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.

“Më thanë do flasim me kolegët tanë në Tiranë edhe do shkosh të bësh denoncimin. Kështu vazhdoi. Shkova në Tiranë. Pata një telefonatë nga Ibrahim Saliko edhe më tha që më ka autorizuar SPAK që të marr denoncimin tënd. Erdha një herë për intervistë, m’i bëri gjërat shumë të vështira. Me tha do vish 2-3 herë këtej. I thashë nuk kam më terezi, dua të jem pa stres, nuk mund të merrem me këta lloj njerëzish. I thashë do ta lemë këtë muhabet fare, do tërhiqem nga kjo çështje se nuk kam më nerva”, thotë Albani.

Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ Ibrahim Saliko, i cili e informoi se ndaj tij ishte hapur një tjetër çështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë Lekë të vjetra, për të mbyllur çështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi OPGJ-së 1 milion Lekë të vjetra, në total rreth 2 milionë Lekë të vjetra.

Kur kam ardhur në Angli, më ka thënë prokurori Bajram Breçani ka hapur një çështje ndaj teje për dëshmi të rreme. I thashë po unë nuk kam rrejt. Ato që kam thënë, i kam thënë të vërteta. E di si është puna tha? I fusim një gjobë? Hajt po e paguaj këtë gjobë e të rri i qetë se nuk kam më nerva, nuk kisha më nerva, isha stresuar nga koka, i thashë do ta paguaj unë gjobën. Dhe më ka çuar një letër, ta ngritur gjykata atë gjobën, ta ka bërë 700 mijë Lekë. I thashë nuk kam t’i paguaj lekët se kam fëmijë të vogël. Më tha m’i ço mua lekët, më ço dhe ca lekë për avokaten, të vijë në gjyq. Ok i thashë. I çova 1 milion Lekë. Edhe u paguajt gjoba. Thashë tani jam pa stres”.

Pasi mori 1 milion Lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

Vendimi i OPGJ-së rezulton që të jetë i falsifikuar, e për këtë arsye vetë ai, pra Ibrahim Saliko e udhëzon Albanin se çfarë duhet të thotë.

“Ore do të marrin ata dhe do të pyesin, kush ta dërgoi këtë letrën,  eee ktej-andej . Ti do ti thuash atë, që m’a ka dërguar një person, që m’u prezantua si ai, por pasi kam komunikuar me atë, nuk ishte numri i telefonit të atij. Numrin e telefonit, që më ka ardhur ajo letër nuk e mbaj mend, se kam ndërruar telefon dhe kaq! Për të tjerat kam marrëdhënie shoqërore me atë. Se çfarë bëj unë me atë, se si ia nis unë, e si ia dërgoj unë, janë punë të miat familjare. Kaq…”, i thotë OPGJ-ja, Albanit në një bisedë telefonike.

Marrë nga TVKLAN

ibrahim saliko oltiana Çifliku

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen