LIVE UPDATES
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuroi një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit, akt për të cilin prokuroria regjistroi veprën penale të ndikimit të paligjshëm në adresë të policit Kotollaku.

29 Maj 2025, 21:23 Nga N.F
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye
Foto

ELBASAN- Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse zonjën Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuroi një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit, akt për të cilin prokuroria regjistroi veprën penale të ndikimit të paligjshëm në adresë të policit Kotollaku.

Vetë polici e pranoi ngjarjen, duke u justifikuar se ishte një formë respekti. Absurd mbetet fakti, se pse APM dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja.

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një tjetër informacion për këtë polic. Në vitin 2008, kur ai ishte me detyrë shef në Policinë e Sarandës, në bazë të një hetimi u provua, që Arben Kotollaku bashkëpunonte me bandat.

Për këtë arsye, ai u përjashtua nga Policia e Shtetit dhe u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Enigmë mbetet fakti, sesi Kotollaku mundi të kthehet sërish në punë si polic. “Stop” mëson se për këtë kthim, janë përdorur dy vendime gjykatash.

Vendimi i Parë i Gjykatës së Pogradecit, i gjyqtarit Sokol Ibi, kur Kotollaku kërkoi dhe mori dy vite dëmshpërblim page, si i hequr pa të drejtë nga puna. Pas dy muajsh, ky vendim mori formë të prerë nga Gjykata e Apelit Korçë.

“Rezulton se të dyja në rastin konkret nuk janë gjykata kompetente dhe kjo na bën që të dyshojmë se nuk kemi një gjykatë kompetente të përzgjedhur me ligj dhe kemi një gjykatë, e cila nuk ka pasur si qëllim realizimin e drejtësisë, por ka pasur si qëllim favorizimin e hapur të këtij punonjësi policie.

Dyshohet që ndikim ka pasur edhe motra e këtij shtetasi që ka qenë gjyqtare, pra kemi përzgjedhur një gjyqtar, mendoj dhe kam bindjen se nuk ka elementë të shortit, por është marrë kjo dosje privatisht nga ky gjyqtar dhe ka gjykuar dhe ka dhënë mendim në emër të Republikës. Pra kaq hapur ka vepruar Gjykata e Pogradecit me një gjyqtar që ka kaluar dhe ‘vettingun’ tashmë i quajtur dhe Sokol Ibi, saqë e ka trajtuar gjykatën si një institucion privat të tij dhe jo si një institucion ku realizohet drejtësi.

Si një institucion që favorizohet për të bërë qoka vëllezërve të gjyqtarëve dhe kolegëve të tij. Pikëpyetjet më të mëdha janë se si është përzgjedhur kjo gjykatë për të dhënë vendimet. Unë dyshoj se e gjithë praktika dhe gjyqtari ka qenë gjyqtari Sokol Ibi që ushtron detyrën dhe profesionin e tij në Gjykatën e Apelit. Por, ajo që ka qenë pikëpyetje është se gjykata duhet të konstatonte se nuk ishte kompetente në lidhje me gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykatë kompetente është ajo gjykatë ku ka selinë i paditur dhe i padituri e ka selinë në qytetin e Tiranës, por çuditërisht është përzgjedhur Gjykata e Pogradecit. Këto janë dyshime për korrupsion ”, tha avokati Arben Llangozi.

Pasi ky rast u bë publik në emisionin “Stop” vëllai i gjyqtares Pajtime Fetahu, Arben Kotollaku ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit duke i paraprirë vendimit që do të merrte Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për ta përjashtuar përfundimisht këtë punonjës nga radhët e Policisë së Shtetit./TvKlan

arben kotollaku pajtime fetahu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet