LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali iu vra nga fqinji, Gjykata e Durrësit s’e lë të shesë banesën/ Sekretarja mban peng ankimin e nënë Naimires, nuk e dorëzon në Apel

Drejtësia eremtike dhe utopike që vetëm se drejtësi nuk po bën me këtë nënë duke i hedhur më shumë krip në plagën e përjetshme që ajo tashmë mbart.

29 Maj 2025, 21:07 Nga r.ll
Djali iu vra nga fqinji, Gjykata e Durrësit s’e lë të
foto ilustruese

DURRËS- Një drejtësi që nuk ecën, një shtet që hesht, dhe një nënë që për të dytën herë ndihet e goditur nga po i njëjti sistem— jo vetëm kur heshti para rrezikut, por edhe sot, kur i mohon të drejtën për të kërkuar drejtësi. Në dëshpërim, ajo i drejtohet emisionit “Vetting”, sepse kur gjykatat heshtin, mbetet vetëm zëri publik.

Më tej N. Koka shprehet “ndjekim rrugët ligjore, bëjmë ankimimin, ankimimin e mbajnë në dosje, e mbajnë në sirtar, nuk e dorëzojnë në Gjykatën e Apelit. E ndjek avokati edhe avokati nuk çanë dot”. Sipas avokates Përlesi, “Ligji 98 i vitit 2016 për organzimin e pushtetit gjyqësor dhe Kodi i Procedurës Penale parashikon që çështja që ankimohet të dërgohet në Gjykatën e Apelit brenda një afati të arsyeshëm. Ky afat në praktikë është një muaj, pra 30 ditë. Mbajtja për pesë muaj përbën një vonesë të pajustifikuar dhe bën një cenim i të drejtës së arsyeshme për të gjykuar brenda afatit kohor ashtu sikurse e parashkon Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gazetaret e emisionit Vetting kanë shkuar bashkë me denoncuesen për të pyetur në Gjykatë se për cilën arsye dosja e saj nuk po dërgohet në Apel por ka 6 muaj që mbahet peng

Nëna e viktimës: Desha Gretën, desha të flas me të drejtpërdrejtë ku e ka dërguar kërkesën (Apelimin )

Sekretari e gjykatës: Greta nuk është sot. Do të presësh pak të lutem.

Nëna e viktimës: Ishte këtu ajo, kështu që më duhet ta pres se kam të nevojshme.

Sekretarja e gjykatës: Prit aty tek stoli të lutem. Çështjen e kemi dërguar në Gjykatën e Apelit.

Nëna e viktimës: Me çfarë emri ta kërkoj, me emrin e Ildës në Apel?

Sekretarja e Gjykatës: Jo s’ka nevojë për emër.

Sipas avokates Erjola Përlesi: “Kemi të bëjmë me një neglizhencë e për pasojë shpërdorim detyre. Patjetër që ka shkelje dhe nëse kryesekretarja nuk e ka dërguar dosjen normalisht që ka bërë shkelje”.

Një punonjëse e Gjykatës shprehet se: Kryesekretarja nuk ndodhet aty, por dosja është aty që prej datës pesë Mars.

Nëna e viktimës: Kam bërë një ankimim me dtaën 5 Mars ka shkuar e kam për gjykatën e Apelit civil Tiranë. E kam të përshpejtuar Ilda Parroj, ka është emri aty.Shikoje pak të lutem. Ajo më dërgoi tek juve sekretarja e shkallës parë e gjykatës me tha e kam dërguar në Tiranë. Me gjyqtare Manjola Beluli në shkallën e parë, Ilda Parroi (nusja e djalit) dhe avokat Bujarin. Nuk më doli kryesekretarja 1ë të kërkoj? Që t’i them e ka dërguar apo s’e ka dërguar. Në Apel nuk është regjistruar.

Sipas N. Kokës: “Institucionet nuk të hapin dyert. Unë kam shkuar të kërkoj kryesekretaren Greta aty tek zyrat e Gjykatës Civile që është në Shkozet. Kam shkuar vetëm se jetoj e vetme tani, djali më ka lënë të vetëm, shtëpia, familja mu shkri. Nuk doli të më sqaronte as kryesekretarja.

Sipas avokates Përlesi: “E drejta e ankimit është e çdo qytetari. Të drejtën e ankimit nuk mundet ta mohoj asnjë njeri”.

Nëna e viktimës rikthet sërisht në shkallën e parë dhe pyet sekretaren:

Nëna e viktimës – Më tha ajo vajza tek Apeli, dosja nuk ka shkuar, me çfarë datë ishte nisur? Nuk ka shkuar më tha nuk është regjistruar.

Nëna e viktimës – Po më thuaj se shkoj vetë e takoj se nuk është … (kryesekretaren). Merre në telefon të lutem ta pres apo të mos e pres.

Sekretarja – Të bëj një koje të kësaj që e kemi nisur.

Nëna e viktimës – Po me 5 Mares 2025, po nuk del ajo kryesekretrja të më takoj?

Sekretarja – E mora në telefon nuk del ajo…

Për të vërtetuar që dosja ka shkuar në apel gazetarët e emisionit Vetting kanë kërkuar informacion në Gjykatën e apelit të juridiksionit të Përgjithshëm në kthim përgjigjen citohet se: “Në përgjigje të shkresës tuaj dërguar me email me nr.2516/144 prot datë 16.04.2025 e cila është  regjistruar pranë zyrës së Protokollit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm me nr 8712 prot 16.04.2025 ju indormojmë se nga verifimikimi  në sistemine menaxhimit të çështjeve Gjyqësore nuk rezulton e regjistruar çështja civile në emër të Ilda Parroj me objekt “Lëshim Autorizimi për shitje”.

Pra 5 muaj pas apelimit, Gjykata e shkallës së Parë  të juridiksionit të përgjithshëm po vijon të mbaj peng dosjen. Sipas avokates Erjola Përlesi “çështja mund të dërgohet për apelim brenda një afati të arsyeshëm. Ky afat nuk duhet të kalojë mbi 30 ditë”.

Drejtësia eremtike dhe utopike që vetëm se drejtësi nuk po bën me këtë nënë duke i hedhur më shumë krip në plagën e përjetshme që ajo tashmë mbart. Më tej, avokatja shton  se “mos reagimi i instancave, i gjykatës përbën një anë negative ne rritjen e këtij fëmijë në tillë ambjen dhe  sigurin e fëmiujës”. Sipas psikologes Enertila Bekteshi “rasti që ju sillni është një rast traumatizues me pasoja të thella psikologjike dhe sociale”. “Shteti duhet të ndërhyj në disa forma mbështetëse. Duhet të ndërhyje në mbështjen ligjore dhe atë të strehimit. Shteti ka për detyrë të sighuroj mundësi alternativge strehimi nëpërmjet programeve të strehimit social dhe bashkëpunimit me pushtetin vendor. Për rastin në fjalë gjykata nuk duhet të zvarris çështjen kur ka pasoja të rënda psikologjike dhe sociale duhet ndihmë psikologjike dhe psikiatrike falas si dhe kompensim financiar”.

A po shpërdoron detyrën kryesekretarja e gjykatës duke mbajtur peng dosjen?

Një rast analog ka ndodhur në Gjykatën e Elbasanit ku Kancelari Ardjan Zjarri mbante peng një dosje duke e zvarritur por në rasti e Zjarrit motivi i zvarritjes sipas kancelarit ishte se nuk gjente adresën e saktë të palëve. Si pasojë e mbajtjes së dosjes Ardjan Zjarri u dënua me 9 muaj burg më pas të konvertuar për veprën penale “shpërdorim të detyrës” vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë Kolegji Penal   në dhomën e këshillimit në datën 19.04.2012.

Për t’u rikthyer në vitin 2025, a është kancelarja e gjykatës së Durrësit në shkelje  dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës “moskryerja e veprimeve procedurale nga funksionari publik” dhe përbën vepër penale sipas nenit 248 të Kodit Penal, njësoj si për çdo funksionar tjetër publik.

Por ajo që kërkohet në këtë çështje nuk është qëllim në vetvete por ajo që vërejmë është se në këtë pikë po shkelen parimet bazë të Kushtetutës mbi të drejtën e  pronës.

Në nenin 11 të Kushtetuëts së Republikës së Shqipërisë thuhet se “Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj”.

Por në rastin që Vetting parashtroi të jep përshtypjen se pronar nuk është realisht pronari, por dëshira e gjykatëses dhe arsyeja e saj apo kancelares së gjykatës. Duke dalë nga kuadri që prona është një e drejtë themelore që i garantohet çdo individi.

Sipas avokates Erjola Përlesi “që të drejtën e trashëgimisë e gëzon çdo përson fizik dhe juridik. Me pak fjalë e drejta e trashgimisë me pak fjalë është kalimi i trashëgimisë nga një person tek tjetri në momentin që trashëgimdhënësi ka ndërruar jetë apo është shpallur i vdekur me një vendim gjyqësor”.

Por sa të sëmurë mendorë kanë kryer krime në Shqipëri?

Në Shqipëri, aktualisht janë 438 shtetas që kanë kryer krime, plagosje dhunë në familje dhe të tjera për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Këta shtetas nuk janë shpallur fajtorë, por trajtohen si të burgosur.

Policia e Durrësit zyrtarisht deklaroi se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia. 35-vjeçari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA. Shpesh shtrohej në psikiatrinë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësisht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës.

Ku ishte Bashkia dhe gjithë sistemi?

Numri i vogël i mjekëve, mungesa e qendrave alternative dhe kapacitetet e pamjaftueshme pengojnë trajtimin e duhur për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë shtrohen dhe dalin nga spitali me qindra pacientë, por ndryshe ndodh në një qendër të veçuar brenda rrethimit, ku 18 burra qëndrojnë aty prej më shumë se një dekade.

Shqipëria po përpiqet me vështirësi gjatë viteve të fundit që të ulë numrin e shtretërve në spitalet psikiatrike dhe të shtoje shërbime alternative si qendrat komunitare apo shtëpitë mbështetëse për pacientët e vet.

E megjithatë, qendrat e tilla janë të pakëta në numër dhe funksionojnë në kushtet e kapaciteteve të mangëta dhe mungesës së mjekëve specialistë. Një grup tjetër i pacientëve me probleme të shëndetit mendor vazhdon të përballet me diskriminim teksa mbyllet brenda burgjeve përkundër rekomandimeve të organizatave të të drejtave të njeriut dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjekët psikiatër sqaruan se shërbimi i shëndetit mendor vazhdon të mbetet një ndër sektorët më problematikë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra në vitin 2016 do të ishte viktima e radhës, e cila ka për autor një person, që sipas policisë ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ky nuk ishte  i vetmi krim qe kryhet nga kjo kategori dhe që ngre shqetësimin se si duhen trajtuar persona të tillë dhe ku pasi rreziku qe ata shfaqin është i nivelit të lartë dhe i vazhdueshëm. Vetëm pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, një tjetër i sëmurë mendor Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Shkaqet mbeten ende të paqarta, por Zani prej kohësh njihej si problematik, madje ishte kuruar dhe në Greqi.

Ndërsa në fshatin Rrashbull të Durrësit, Arben Kabashi i njohur si njeri me probleme mendore rrëmbeu një 11-vjeçare dhe e mbajti peng në banesën e tij. Policia ndërhyri dhe mundi që ta shpëtojë vajzën.

Por, krime të kryera nga të sëmurët mendorë nuk janë vetëm këto.

Në vite kanë ndodhur ngjarje të rënda të cilët kanë patur për protagonistë këta të sëmurë. Më 31 mars të vitit 2011, një fëmijë 10-vjeçar u qëllua disa herë me lopatë nga Hysen Senka në Berat. 10-vjeçari kishte shkuar tek daja i tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, u godit nga 26-vjeçari Senka. Në 7 prill të vitit 2013 në Durrës një 51-vjeçar me probleme mendore vrau nënën e tij se nuk i jepte paratë e pensionit. Më 14 gusht 2014 në Dukat të Vlorës, 45-vjeçari Xhezar Hysa, vrau një person dhe plagosi një tjetër.

Më pas policia tha se ai vuan nga probleme mendore. Më 4 mars, 2014 në Laç, një i sëmurë mendor vrau dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi doli jashtë qëlloi me breshëri automatiku e plagosi dy kalimtarë të rastit. Pak para se të qëllonte, Altin Piroli 27 vjeç pretendonte se ishte Jezu Krishti. Por vëmendja, ndaj kësaj kategorie të rrezikshme që mund t’i hasim kudo, kthehet vetëm në momentin kur ata kryejnë krime të rënda, siç ka ndodhur edhe javët e fundit.

Aktualisht në burgje janë rreth 178 të sëmurë mendorë te konsideruar te rrezikshëm, për të cilët gjykata ka vendosur kurim te detyrueshëm në spitalet psikiatrike por me qindra të tjerë janë rrugëve jashtë vëmendjes se institucioneve dhe të patrajtuar prej tyre./ Vetting, BalkanWeb

namira koka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës