26 Prill 2023, 09:18
Nga F.M
Hajduti në farmaci
TIRANË- 37-vjeçari i identifikuar si Ergert Boçi është vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhjen e farmacive të Tiranës. Policia e Tiranës ka publikuar dhe video që tregojnë momentin kur Boçi futet nëpër farmaci dhe merr paratë që gjen në kasa. Deri më tani është provuar që 37-vjeçari ka vjedhur dy farmaci, njërën prej të cilave dy herë, në datat 31.01.2023 dhe 19.03.2023.
Ndërsa farmacia tjetër është vjedhur prej tij vetëm 3 ditë më parë, më 23 prill. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tracing", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen 3 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë muajve të fundit. Vihet në pranga 37-vjeçari, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera. Sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Tracing".
Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:
- Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën "Teodor Keko";
- Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën "Loni Ligori". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
vjedhja e farmacive
Aktualitet
26 Prill 2023, 08:40
Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Poli...
Aktualitet
26 Prill 2023, 07:51
F.M
Foto Ilustruese
KORÇË- Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë. Sipas njoftimiit të...
Aktualitet
26 Prill 2023, 07:35
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të jetë nën pushtetin e një moti me reshje të shumta shiu dhe temperature më t...
Aktualitet
26 Prill 2023, 00:09
k.m.
Antilian Kotzai
GREQI- Antilian Kotzai, 31 vjeç, është një i ri shqiptar që kandidon për herë të parë n...
Aktualitet
25 Prill 2023, 23:59
k.m.
Përmbytjet në Durrës
DURRËS- Reshjet e shiut të mbrëmjes së sotme kanë shkaktuar përmbytje rrugësh në...
Aktualitet
25 Prill 2023, 23:27
k.m.
Foto ilustruese
DIVJAKË- Voltalia mori një kredi prej 99 milionë eurosh për projektin e saj të energjisë diellore në Kar...
Aktualitet
25 Prill 2023, 23:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar është dërguar me urgjencë sonte në spital, për të marrë ndih...
Aktualitet
25 Prill 2023, 22:28
k.m.
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, i mbante ish mësuesja në shtëpi. Emisioni Fiks Fare sol...
Aktualitet
25 Prill 2023, 22:08
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo t...
Aktualitet
25 Prill 2023, 21:31
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Identifikohet personi që u la pa jetë në derën e urgjencës së spitalit "Josep Trueta" në Gi...