Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO, mbahet seanca paraprake
Bashkë me avokatin e saj, Kryemadhi është filmuar dyke hyrë në ambientet e GJKKO-së, pak pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani hyri në Gjykatë.
29 Janar 2026, 10:18Nga I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme për seancën paraprake. Bashkë me avokatin e saj, Kryemadhi është filmuar dyke hyrë në ambientet e GJKKO-së, pak pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani hyri në Gjykatë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, ish-deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al