27 Janar 2025, 09:40
Nga r.ll
pamje nga athina
GREQI- Arkëmorti i me trupin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është larguar paraditen e sotme nga Katedralja e Athinës për tu nisur drejt Shqipërisë. Ai u largua nga Mitropolia e Athinës nën tingujt e marshime zie të bandës së Marinës. Trupi i tij mbërrin nesër në Tiranë, ndërsa Protothema shkruan se në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke do t'i jape lamtumirën me ceremoni.
Arkëmorti do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Nikolaos, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Giokas dhe Fr. Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë pas disa dekadash diktature.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal, ndërsa ai kishte qenë dhe i zgjedhuri i të ndjerit si pasues i tij. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale ka shpallur zinë kishtare deri më 29 janar. Pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025. Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.
vdekja e kryepeshkopit anastas janullato
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
r.ll
foto nga vendngjarja
ORIKUM- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e djeshme në Orikum. Sildi Velaj mbeti i plagosur, nd...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
N.F
Foto ilustruese
FERIZAJ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Ferizaj- Prishtinë.Tre makina janë p...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotmr në autostrad&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:33
N.F
Protesta per Liridonën
PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vr...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:59
r.ll
papa francesku, baba mondi
VATIKAN- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar takim në Vatikan me Papa Françeskun....
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:34
r.ll
vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Krujë- Thumanë.
Në aksident jan&eum...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqiptarët po e shohin udhëtimin si një mundësi gjithnjë e më të rëndësishme p&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kompania Integrated Energy BV SPV që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, që është edhe n&eum...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për javën që sapo nisi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të q&eum...