23 Nëntor 2023, 13:35
Nga r.ll
jalldize ibraliu
LUSHNJË- Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhamë të Lushnjes. Autorja pa bërë shumë zhurmë, vodhi plot 13 milionë lekë nga shtëpia e familjes Ibraliu. Pronarja e banesës, 65-vjecarja Jalldize Ibraliu, e cila është e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë, ku u prezantua se vinte nga Tetova dhe më pas kërkoi ujë.
65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë. E zonja e shtëpisë thotë se nuk e mban mend se si grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.
Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.
Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte në shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.
Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu.
Policia e Lushnjes ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te shtëpive te fshatit me qellim identifikimin dhe arrestimin e autores se grabitjes.
vidhet banesa ne lushnje jalldize ibraliu
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 13:06
a.l
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj 4 të arrestuarve nga operacioni i fundit i...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 13:06
a.l
Policia
TIRANË- Dy plagosje kanë ndodhur në Vorë, mesditën e sotme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20,...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 12:42
a.l
Erzen Breçani
TIRANË- Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit kriminal që u godit disa ditë...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 12:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 64-vjeçar, shofer i linjës urbane në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi ha...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 12:11
r.ll
foto ilustruese
BARCELONË- Një plagosje me armë zjarri është kryer mbrëmjen e djeshme në Barcelonë ndaj një sh...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 11:40
a.l
Sky Ecc
TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK, zbulohet se grupi i strukturuar kriminal komunikonte në këtë aplikacio...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 10:48
a.l
Grupi
TIRANË- Në dosjen e SPAK për grupin kriminal janë zbardhur bisedat të tjera mes grupin kriminal. Sipas dosjes, djali ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 11:15
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË-Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për pasuritë e sekuestruara të...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 10:48
a.l
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër reagim nga arratia në l...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 11:09
r.ll
foto ilustruese
DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim mjekët e një qendre shëndetësore të cil...