LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive

Pas retros që risolli në vëmendje projektet e mëdha, realizuar nga producentja Dulaku, përmes kompanisë “Theatre International”, duke nisur që nga viti 2004, me musical-et e para live në Shqipëri dhe duke vijuar me projektet e suksesshme televizive si “Dancing with the Stars”, “Krasta Show”, “Tu Si Que Vales” etj…moderatori Enkel Demi theksoi se kjo histori suksesi do të jetë si një gur domethënës kilometrik, në rrugëtimin e ri, që “Vita Productions” po nis.

25 Janar 2026, 10:48 Nga E.d
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht me musical-et, filmat dhe
Foto ilustruse

Bashkëpunëtorë të artit, medias dhe biznesit u mblodhën pak ditë më parë, në eventin e prezantimit të “Vita Productions”, kompanisë së re, themeluar nga Holta Dulaku dhe Nikki Dulaku, për të shënuar nisjen e një kapitulli të ri projektesh: nga skena në ekran.
Pas retros që risolli në vëmendje projektet e mëdha, realizuar nga producentja Dulaku, përmes kompanisë “Theatre International”, duke nisur që nga viti 2004, me musical-et e para live në Shqipëri dhe duke vijuar me projektet e suksesshme televizive si “Dancing with the Stars”, “Krasta Show”, “Tu Si Que Vales” etj…moderatori Enkel Demi theksoi se kjo histori suksesi do të jetë si një gur domethënës kilometrik, në rrugëtimin e ri, që “Vita Productions” po nis.

Producentja dhe themeluesja e kompanisë, Holta Dulaku, pasi falenderoi gjithë bashkëpunëtorët e saj ndër vite, prezantoi logon zyrtare të “Vita Productions” dhe vizionin e saj drejt këtij kapitulli të ri artistik, ku do të ketë në krah vajzën e saj, Nikki Dulaku që do të pasojë të ardhmen e kompanisë. Më pas, duke ftuar në skenë Vikena Kamenicën, për të kënduar “Life is Cabaret”, Dulaku shenjoi pikën ku kish nisur historia e produksioneve të saj: me këngën e parë të musicalit të parë “Një shekull Broadway”.

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht me musical-et, filmat dhe

Pas performancës Kamenica mes rrëfimit për ato kohë që shënoi revolucion në skenat shqiptare, prezantoi dhe projektin e ri, një tjetër musical që do të realizohet së shpejti. Musicali “Mamma Mia”, do të realizohet nga “Vita Productions” në bashkëpunim me MTI International, një nga kompanitë më prestigjioze të Broadway-t, që licencon mijëra produksione në vit në mbarë botën. Ky bashkëpunim garanton realizimin e musical-it me të drejta të plota autorësie edhe në Shqipëri.

Realizimi i një musicali nuk është sfidë e re për Dulakun. Ashtu siç nuk është as një spektakël televiziv apo edhe një reality show. “Vita Productions” po synon të kalojë në një dimension të ri, të hyjë në një terren të paeksploruar më parë: në realizimin e një filmi artistik: “Ali Pasha”, i bazuar në dëshmi historike dhe vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë event u prezantua gjithashtu dhe projekti për remake-un shqiptar të serialit të njohur “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, i cili do të realizohet me të drejta zyrtare nga Disney, i përshtatur për realitetin shqiptar dhe me aktorë vendas. Festivali muzikor “Arameras Sound” që nisi vjet edicionin e saj të parë, me Anna Visin, do të vijojë me të tjera koncerte, me këngëtarë e DJ të fashmën nëpër botë, të rrrymave të ndryshme muzikore.

“Ferma Vip 3” do të rivijë së shpejti po nën emrin e “Vita Productions”, që mesa duket po planifikon të rikthejë në ekran edhe spektaklin më të bukur e më të madh të kërcimit “Dancing with the stars”. Shumë projekte, shumë bashkëpunime pritet të vijnë, me profesionalizmin dhe shkëlqimin që “Vita Productions” e garanton me historinë e sukseseve, që Dulaku ka në portofolin e projekteve të saj./Dosja.al

vita productions filma projekte

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës