Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ekonomistja thotë se është nën presion nga drejtoresha prej pesë vitesh për tenderat dhe procedurat e blerjeve, por nuk ka çfarë të bëjë. Po ashtu, punonjësit e institucionit përmendin edhe një tjetër rast, atë të blerjes së barnave, ku drejtoresha ka vendosur fituesin por përgjegjësinë ia ka hedhur komisionit “Përgjegjës jeni ju!”
VLORË - Sipas ligjit për blerjet publike me vlerë të vogël deri në 120 mijë lekë, kontrata duhet të kalonte në një proces vlerësimi nga komisioni i ofertave.
Fiks Fare ka zbuluar një skandal në Qendrën Shëndetësore të Vorës, ku drejtoresha e institucionit ka përzgjedhur vetë kompaninë fituese të tenderit për lidhjen e internetit, duke shmangur komisionin e vlerësimit të ofertave dhe duke shkelur hapur procedurat ligjore.
Por në këtë rast, interneti është lidhur pa asnjë vlerësim tregu dhe pa miratimin e komisionit, ndërsa anëtarëve të tij u është kërkuar që të firmosin formalisht dokumentet.Duke bërë të duket se gjithçka është bërë sipas rregullave.
Nga materialet e siguruar nga Fiks Fare, juristja dhe ekonomistja e qendrës shëndetësore refuzojnë të firmosin, duke pohuar se nuk është bërë asnjë vlerësim i tregut dhe as nuk janë marrë oferta nga kompani të tjera. Në këtë debat, drejtoresha pranon se interneti është lidhur prej tre muajsh, ndërsa tani, në mars 2025, kërkon që komisioni të firmosë kontratën për ta legjitimuar.
Ekonomistja thotë se është nën presion nga drejtoresha prej pesë vitesh për tenderat dhe procedurat e blerjeve, por nuk ka çfarë të bëjë. Po ashtu, punonjësit e institucionit përmendin edhe një tjetër rast, atë të blerjes së barnave, ku drejtoresha ka vendosur fituesin por përgjegjësinë ia ka hedhur komisionit “Përgjegjës jeni ju!”
Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Qendrën Shëndetësore të Vorës për të pyetur drejtoreshën mbi këtë skandal, por u tha se ajo kishte marrë leje dhe do të kthehej në punë më 1 prill. Fiksi e kontaktoi në telefon. Ajo fillimisht mohoi se qendra kishte internet, por më pas ndryshoi qëndrim, duke kërkuar që t’i dërgohej një kërkesë me shkrim.
Infermierja e drejtoreshës dhe mjekët e tjerë të qendrës konfirmuan se interneti ishte i lidhur dhe funksional. Për më tepër, gazetarët kontaktuan pronarin e kompanisë së shpallur fituese, i cili pranoi se ka lidhur internetin në qendër disa muaj më parë për një vlerë prej 120 mijë lekësh. Ai cilësoi se kontrata nuk është firmosur.
Pra operatori u zgjodh nga drejtoresha dhe tani ushtron presion mbi stafin për të firmosur procedurën e cila duhet të ishte bërë përpara se të bëhej lidhja dhe gjithashtu të ishte publikuar në regjistrin e parashikimeve, hapësirë e dedikuar për procedurat me vlerë të vogël në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik./Top Channel
Takimi i nënës dhe të birit TIRANË - Policia ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone në Sh...
SARANDA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka ...
Tomi Kallanxhi TIRANË - Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur së fundmi për mbylljen e aplikacionit TikTok. I ftuar në TV Kla...
Foto nga aksidenti TIRANË - Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sa...
Foto ilustruese GREQI - Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane&nbs...
Foto ilustruese TIRANË - Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të ...
foto ilustruese SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur mes sy të rinjve në Sarandë, ku si pasojë njëri ka mbetur i plago...
Luis Meçja TIRANË- Luis Meçja, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka deklaruar se është i gatsh&e...
Foto ilustruese TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte të dërgojë për gjykim 14-vjeçarin ...
Ymer Fejzullahu KOSOVA- Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin...