16 Nëntor 2022, 14:22
Nga k.m.
Mjeti i vjedhur
KURBIN- Një automjet tip “Audi” i vjedhur gjatë natës në Fushë-Milot është gjetur nga Policia, ndërsa është arrestuar grabitësi. Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari Agustin Preçi, banues në Kurbin, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Sipas Policisë, Preçi vodhi gjatë natës automjetin që pronari e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”. Vodhi gjatë natës, një automjet, identifikohet dhe vihet menjëherë në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur. I arrestuari, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
agustin preçi
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 13:47
e.k
Uzina e Ballshit
BALLSH- Largimi i të rinjve është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë për vendin tonë ku...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 14:01
k.m e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Katër persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe një infermier pasi autoambulanca me të c...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 13:21
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha u ndal sot tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili sipas tij ...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 13:22
A.B
SPAK
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka dhënë njoftimin zyrtar për arr...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 13:05
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar detajin nga shoqërimi dhe më pas lirimi i Ramazan Rrajës. I ftuar në "Ab...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 13:05
A.B
Artan Hoxha dhe Arben Dervishi
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi arrestimin e zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, A...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 12:59
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri, numri i lindjeve po shënon vetëm rënie. Këtë tremujor krahasuar me atë të një...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 12:57
k.m.
Foto ilustruese
Fushë-Vërria është një nga fshatrat e bashkisë së Delvinës që e gjeti veten buzë rrug&eu...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 12:54
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi ditën e sotme se në kuadër të hetimeve për inceneratorët, u kërku...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 12:54
k.m.
Selami Resuli
Drenovica është një fshat fushor i mbushur me sera dhe njëra prej tyre u kthye në kryefjalë të mediave pas...