22 Prill 2025, 11:27
Nga N.F
Foto
LUSHNJE- Prokuroria e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet ndaj një votuesi nga Dushku. Prokuroria bën me dije se votuesi me inicialet H. Gj në zgjedhjet vendore ka votuar dy herë.
Më tej bëhet me dije se pas përfundmit të hetimeve ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq. Sipas njoftimit pas hetimeve u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06 mars 2022 ai ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’, parashikuar nga neni 327/a pg.1 i Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit penal nr.108 të vitit 2023, në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.
Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
prokuroria e fierit
Aktualitet
22 Prill 2025, 11:22
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Prokuroria e Korçës në kuadër të hetimeve për vrasjen e Egli Progës, ka marrë ...
Aktualitet
22 Prill 2025, 11:04
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&ccedi...
Aktualitet
22 Prill 2025, 10:13
N.F
Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimo...
Aktualitet
22 Prill 2025, 10:17
I.A
Banoret ne proteste
TIRANË- Disa qytetarë kanë nisur një protestë ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësis...
Aktualitet
22 Prill 2025, 09:55
N.F
Foto
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai tentoi të rr&e...
Aktualitet
22 Prill 2025, 09:41
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Tre persona janë arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999. Ar...
Aktualitet
22 Prill 2025, 09:17
r.ll
FIER- Një apartament është përfshirë nga flakët ditëën e sotme në katin e 7 të një pallati në...
Aktualitet
22 Prill 2025, 07:22
N.F
Foto
TIRANË- Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëto...
Aktualitet
22 Prill 2025, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e ...
Aktualitet
22 Prill 2025, 07:11
N.F
Foto
TIRANË- Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Pjesa e parë e ditës do të ...