3 Shtator 2023, 09:08
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia ka reaguar pas vdekjes së 37-vjeçares, Amanda Pushanit. Forcat blu, bëjnë të ditur se familjarët e saj fshehën ngjarjen, duke raportuar se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se Pushani, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40 vjeçaren Marsela Pushanin, motrën e saj, e cila do të hetohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".
NJOFTIMI I POLICISË:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vritet amanda pushani amanda pushani
Aktualitet
3 Shtator 2023, 08:55
A.B
Policia
TIRANË- Amanda Pushani, 37 vjeçe u vra nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeçe. Kjo e fundit u vu në pranga disa or&...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 08:44
A.B
Ambulance
TIRANË- Vritet me thikë një grua në kryeqytet. Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës së viktim&e...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 07:22
A.B
Aksident
ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë. Një 58-vjeçare k...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 07:21
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territori...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 22:38
I.A
TIRANË- Emisioni investigativ 'Piranjat' do të rikthehet këtë sezon në Syri Tv ditën e premte. Së bashku me Florian Binaj, ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 21:59
I.A
Policia
TIRANË- 29-vjeçari Blerim Bulica i arrestuar për dhunimin e një efektivi police dhe vëllain e tij ka deklaruar se s...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 21:24
I.A
Sekuestrimet
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për dhunimin e dy personave gjatë orëve t&e...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 20:45
I.A
Lirido Ajazi dhe Besnik Nikolli
KOLUMBI- Kapja e Besnik Nikollit, i njohur si Niko apo El Gordo, shkaktoi alarme në vend, i shtohet dhe kapja e n...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 20:22
I.A
plehra kimike
ANGLI- Për të siguruar ushqim për popullsinë në rritje të botës duhen më shumë plehra kimike, dh...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 20:15
I.A
Pamje nga ngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të t&...