1 Dhjetor 2022, 08:48
Nga A.B
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANË-Organizimi i vrasjes së Briken Sanajt ka ndodhur në një lokal në Lezhë. Kështu bën të ditur 'Oranews' e cila ka zbuluar detaje nga vrasja e cila ndodhi më 30 tetor në zonën e "Kodrës së Diellit" në Tiranë.
Autori i ngjarjes, Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, dyshohet se është takuar me bashkëpunëtorët e tij në lokalin në Lezhë. Ai është siguruar që të mos pikaset nga kamerat e sigurisë ku ka fikur DVR e kamerave të sigurisë.
Sipas burimeve, një person i afërm i Kolës ka vizituar disa herë vilën në zonën e "Kodrës së Diellit", ku qëndronte Briken Sanaj. Besohet se dy persona nga Peja, i siguruan autorit makinën për vrasjen. Më pas autori ka shkuar për të studiuar terrenin duke përdorur taksi dhe mjet X5 gjatë këtyrë udhëtimeve para vrasjes.
Ai ka arritur të fshehë pranë vilës, në zgavrën e një peme edhe armën e krimit që do ta përdorte më pas për ekzekutimin. Besohet se ndjekja e viktimës është kryer nga dy persona që lëviznin me mjetin tip "Audi" me targa spanjolle, të cilët u vunë pas viktimës që në Lezhë. Mjeti me targa spanjolle i përket pikërisht një anëtari të familjes Kola.
Sipas policisë, Antoni i ka shitur automjetin Krasniqit më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, të dy e kanë future makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.
Si ndodhi krimi?
Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.
briken sanaj valdimir kola kened antoni gjelosh krasniqi
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 08:16
Forcat e IMT
DURRËS- Fadroma e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) policia dhe forcat genio kanë shkuar mëng...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 08:07
A.B
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë vizitën e presidentit gj...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 07:58
A.B
Policia
BRITANI- Dy burra janë arrestuar në Sherwood pasi tentuan të transportonin emigrantë në Britani të Madhe du...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 07:33
a.l
Bergamo
ITALI- Një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia Italiane, është vënë dje në pranga n&e...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 07:34
A.B
Fatbardh Kadiu
TIRANË- Ditën e djeshme, ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” për të thënë mendimin...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 07:16
A.B
Reshje
TIRANË- Muaji dhjetor nis me reshje shiu. Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese në vendin ton&eum...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 23:55
Banorët në protestë
SUKTH- Vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit, banorë të një lagjeje të Sukthit...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 23:47
F.M
Foto Ilustruese
LEZHË- Përplasja me makinën e drejtorit të OSHEE-së në Lezhë ka qenë I qëllimshëm nga aut...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 23:42
F.M
Edmir Përndreca.
LEZHË- Personi që po shikoni në foto është drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndreca. Ai u dhunua k&eum...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 23:35
F.M
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka treguar një episod që i ka mbetur peng në jetën e saj. E ftuar në "Ftesë n&...