23 Janar 2026, 20:52
Nga E. D
foto ilustruese
GREQI- Autori i vrasjes së Jani Aliaj në burgun e Korydallos është rrëfyer para autoritetetve greke. 28-vjeçari grek, ka deklaruar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, pasi ai ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari nëse nuk do e vriste i pari. Gjithashtu ai ka rrëfyer se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.
“Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai.
Pas dhënies së dëshmisë, autori është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, duke rrezikuar burgim të përjetshëm.
Si ndodhi ngjarja?
49-vjeçari, Jani Aliaj u ekzekutua në 19 Janar 2026, brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shokun e tij të burgosur brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit. Gjithçka tregon se kjo është një kontratë vdekjeje, me hetimin që po kryhet nga Siguria e Pireut. Viktima 49-vjeçare ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori.
Dosja hetimore përshkruan një skenë të rëndë dhune. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jani Aliaj ka marrë 23 goditje me thikë, kryesisht në fytyrë dhe kraharor, plagë që kanë tronditur edhe vetë ekspertët. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.
Ngjarja ndodhi në një sektor të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur, duke u lejuar të burgosurve lëvizjen nga një ambient në tjetrin.
28-vjeçari rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera. Prej nëntë vitesh, emri i tij ndodhej në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje të kryer në Greqi./Dosja.al
jani aliaj
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:48
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbë...
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:12
E. D
Floriana Garo, Barbara Doda
TIRANË- Arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda ka ndarë me publikun një lajm të mrekullueshëm, ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 19:15
E. D
Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 mili...
Aktualitet
23 Janar 2026, 18:31
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Policia dhe Agjencia Tatimore e Spanjës arrestuan tetë të dyshuar, disa prej tyre teksa po hanin në një res...
Aktualitet
23 Janar 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme, gjatë protestës...
Aktualitet
23 Janar 2026, 17:56
E. D
ITALI- Hetimi, i kryer nga maji 2024 deri në prill 2025, zbuloi ekzistencën e një grupi të trafikimit të kokainës dhe kanabisit ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 17:06
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia g...
Aktualitet
23 Janar 2026, 16:48
E.d
Foto ilustruse
DUBAI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai isht...
Aktualitet
23 Janar 2026, 16:35
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Një shtetas shqiptar është burgosur për shkak se sillte në mënyrë ilegale, shqiptarë të ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 16:01
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numë...