5 Qershor 2024, 11:16
Nga N.F

Arbër Paplekaj dhe biznesmeni i vrarë
TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj. Shtyrja e gjyqit ndaj Paplekajt erdhi pas vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim në një klinikë private në Athinë.
Raportohet se seanca e radhës ndaj Palekajt është planifikuar të zhvillohet më datën 21 Qershor në orën 09:30. Ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.
“Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se: Sot me date 05.06.2024, ora 09:30, ishte planifikuar seanca gjyqësore e cështjes penale ndaj te pandehurve Arbër Paplekaj, etj.
Mbi bazën e vendimit nr. 1, datë 04.06.2024 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për “Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale….”, seanca gjyqësore u shty në datë 21.06.2024, ora 09:30. Ju faleminderit!”, njoftoi gjykata.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.
Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.
arbër paplekaj seanca dhoma e avokatise sokol mengjesi
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ditën e djeshme njoftoi se do të bojkotonin seancat gjyqësore për tr...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 11:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMZA- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Komëz ku disa makinave që jpeshin me...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:47
N.F
Konferenca e CSDG-së për publikimin e Barometrit të Sigurisë
TIRANË- Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracis&eu...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:40
N.F
Sendet e sekuestruara
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm në Modena. M&...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të një personi nën dyshimet për...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:18
r.ll
pamje nga zjarri
KAMËZ- Kanë dalë pamjet nga automjetet e djegura nga biznesi i makinave me qera në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur n&e...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij vi...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 09:29
r.ll
pjeter pacani
TIRANË- Një nga 50 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit është arrestuar ditën e djeshme n&eu...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 09:19
r.ll
sokol mengjesi
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të seancave gjyqësore për tre ditë, duke nisur nga dita e sotme....
Aktualitet
5 Qershor 2024, 08:57
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, It...