28 Mars 2023, 21:46
Nga a.l
Aleksandër van der Bellen
AUSTRI- Vizita e presidentit austriak në Tiranë, një ditë më parë ndodhet ndër faqet e para të gazetës austriake Volksblati me titull 'Incident gjatë udhëtimit në Ballkan', nëntitull 'Delegacioni i Austrisë në Shqipëri - sulm në Tiranë'. Më pas është shkruar reagimi i presidentit Van der Bellen për sulmin në godinën e televizionit kombëtar 'Top Channel', ku humbi jetën 60-vjeçari pal Kola.
"Top Channel në Tiranë ishte shënjestër e një sulmi “të egër”, tha presidenti Van der Bellen, shkruan gazeta austriake.
SHKRIMI I GAZETËS:
Autorë të panjohur kanë sulmuar mbrëmjen e së hënës godinën e televizionit Top Channel në Tiranë dhe kanë vrarë një roje sigurie. Top Channel konsiderohet si media kryesore televiziv në Shqipëri. Van der Bellen shfaqi tronditjen e tij të thellë për sulmin dhe i shprehu ngushëllimet familjes së rojes së sigurisë. Ai shpreson se "akti i paprecedentë" do të zbardhet shpejt dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi.
Volksbalti
Der Bellen u ndal edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që mbështesin integrimin e Shqipërisë. Pozita gjeografike mund të jetë një faktor, por jo ai më i rëndësishme, është e qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europaine. Prandaj ka kohë që Austria mbështet negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Austria mbështet jo vetëm intensivisht hapat që merren për tu bërë pjesë e procesit, por këmbëngul që shumë iniciativa të BE që të jenë të hapura për qytetarët që para anëtarësimit. Si për shembull, erasmus plus. Një sinjal i rëndësishëm ishte ai në Tiranë, me shpalljen si kryeqytet i të rinjve, është e rëndësishme që rinia jo vetëm të ketë shanset më të mira, por të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Unë jam i mendimit që ju në Shqipëri, sa i përket anëtarësimit, jeni në pozitë për tu pasur zili, afro 90% e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Për vlera të tilla ne nuk i kemi pasur kurrë në Austri, gjatë censusit që kemi pasur në Austri, kemi pasur vetëm 2/3 pro”, tha ai.
Po ashtu, ai premtoi mbështetje për Shqipërinë deri në integrimin e saj të plotë në BE, si dy vende aleate prej dekadash.
"Austro-Hungaria ka qenë një nga 6 vendet anëtare dhe ka kontribuar në atë kohë në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Sot me hapjen e negociatave për në BE janë hedhur themelet për integrimin Shqipërisë në BE. Është në dorën tuaj tashmë që me anë të reformave të qëndrueshme që nuk janë dhe shumë të thjeshta. Ta lini pas këtë rrugë sa më parë dhe të jeni të sigurt që Austria do jetë një aleat i ngushtë përkrah jush", u shpreh Van der Bellen.
Si ndodhi sulmi?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
alexander van der bellen
Aktualitet
28 Mars 2023, 22:08
k.m.
Gjergji Gjergjova
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili e ka lëshuar raportin e ekspertimit mjeko ligjor pa e parë pacie...
Aktualitet
28 Mars 2023, 21:42
k.m.
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith tha se gjatë vizitës s&e...
Aktualitet
28 Mars 2023, 21:20
k.m.
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Malësinë e Madhe, ku raportohet se jan&eum...
Aktualitet
28 Mars 2023, 21:08
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohet që prej 1 shkurtit të kë...
Aktualitet
28 Mars 2023, 20:56
k.m.
Agron Çela
SHKODËR- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim për mashtrim, nipin e deputetit (tashmë) të Partisë S...
Aktualitet
28 Mars 2023, 20:33
I.A
Majlinda Sula
TIRANË- Motra e Saimir Sulës, shqiptari që u gjetë pa zemër në Spanjë, Majlinda ka deklaruar se ende nuk k...
Aktualitet
28 Mars 2023, 20:38
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth. Sipas t&eu...
Aktualitet
28 Mars 2023, 20:13
k.m.
Adem Qorri
NEW PORT RICHEY- Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën në Florida, SHBA pasi i shpëtoi jet&...
Aktualitet
28 Mars 2023, 19:38
k.m.
Ervin Beqiri
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për shkarkimin e p...
Aktualitet
28 Mars 2023, 19:27
k.m.
Joy dhe Ruth Abongo
TIRANË- “Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të...