LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri u lirua nga burgu/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së: I rikthehen edhe pronat e sekuestruara nga SPAK

Ish-shefi i Operacionales u shpall fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

19 Nëntor 2025, 10:00 Nga E.d
Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri u lirua nga burgu/ Zbardhet vendimi i
Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri

TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri është liruar nga burgu. Ai u arrestua dy vite më parë me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ish-shefi i Operacionales u shpall fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Në lidhje me këtë akuzë Bistri u dënua me 2 vite, por ai do të lirohet pas shuarjes së masës së sigurisë të vënë ndaj tij. Ndërsa për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit ai u shpall i pafajshëm, pasi nuk u gjetën fakte dhe prova për ta vërtetuar këtë akuzë. Gjithashtu me vendim të GJKKO, Bistrit do i rikthehen pronat e sekuestuara me urdhër të SPAK. Kjo pasi, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të tij. 

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2023”, të pandehur Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita. Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 73, datë 18.11.2025, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. 1.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. 1.3 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 1.4 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

1.5 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Behar Brajoviq dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. 1.6 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Behar Brajoviq i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 1.7 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Behar Brajoviq fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. 2.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 2.3 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Edmond Preka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. 2.4 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edmond Preka i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.

2.5 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmond Preka fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

3.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 3.2 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Astmer Bilali dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. 3.3 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Astmer Bilali i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 5 (pesë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

3.4 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astmer Bilali fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 4.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në lidhje me faktin që lidhet me procedimin e dërguar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ndaj shtetasit Behar Brajoviq etj., parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

4.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në lidhje me faktin penal që lidhet me procedimin penal nr. 193/2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. 4.3 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Xhevahir Lita dënohet me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.

4.4 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhevahir Lita i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. 4.5 – Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Xhevahir Lita me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4.6 – Urdhërohet lirimi i të pandehurit Xhevahir Lita nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

5.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 5.2 – Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1 shkronja “b” e Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk provohet se ekziston.

5.3 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Oltian Bistri i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim. 5.4 – Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Oltian Bistri me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5.5 – Urdhërohet lirimi i të pandehurit Oltian Bistri nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar. Në lidhje me provat materiale, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata disponon si më poshtë:

 Provat materiale të sekuestruara të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, të mbeten pjesë e procedimit penal/çështjes penale të ndarë.  Për të pandehurin Astmer Bilali, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: DVR e markës HIKVISION model DS2708HUHI-K1 me numër serial ****; DVR e markës HIKVISION model DS7208HUHI-M1/S/A me numër serial ****; iPad-iPhone model A2602 me numër serial ****; dy baza karikimi për radio model CH5 të markës BOAFENG; paruke në dukje ngjyrë rozë; kamera kurth me ngjyrë në dukje kamuflazh në pjesën e përparme dhe pjesa e pasme në dukje ngjyrë e zezë e cila ka një kartë memorie të markës Advance Media 32 GB, ku në pjesën e pasme ka të shënuar ****, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Për të pandehurin Xhevahir Lita, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: pistoletë Glock me nr. serie ****; krëhër rezervë; kuti plastike vegla pastrimi; fishekë 9×19 mm 59 copë; autorizim për mbajtje arme zjarri; dhe 1 telefon i markës iPhone 14 Pro Max me nr. IMEI ****, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit. Për të pandehurin Oltian Bistri, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: një USB ngjyrë të zezë me numër serie ****; një kuti për aparat telefonik iPhone me numër IMEI ****; një iPhone me ngjyrë të zezë në gjendje të ndezur, i cili ka të vendosur një kartë SIM me numër serial ****; një iPhone me ngjyrë vjollcë në gjendje të fikur, brenda të cilit ka një kartë SIM me nr. ****, t’i kthehen të pandehurit.

Rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurive: 230,000 euro; 200,000 euro; 50,300 euro; 320,000 euro dhe 200,000 euro, në total 1,000,300 (një milion e treqind mijë) euro, shuma të cilat janë depozituar në AAPSK; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Kol ****, datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi D.I.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi E.D.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe totale 125 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasi E.D.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe 95 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasja N.T.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e ****, me sipërfaqe totale 110.6 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 25.02.2019, e porositur nga shtetasi Oltian D. Bistri, si të pabazuar në ligj e prova.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi dhe bashkëpandehurve të tjerë të këtij procedimi penal, në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga njoftimi i vendimit të arsyetuar./Dosja.al

oltion bistri “metamorfoza” spak

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë