5 Shkurt 2025, 20:55
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" ka reaguar për zgjatjesn e afatit të vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elektronike të shqiptarëve jashtë vendit, që skadojnë deri më 11 maj.
Në një postim në Facebook, DPSHL shprehet se kjo është një fitore për mbi 500 mijë shqiptarë me dokumentet të skaduara që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Më tej në postim thuhet se ky vendim ka ardhur falë këmbënguljes së tyre dhe shumë kërkesave zyrtare që prej Tetorit 2024. Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" iu bën thirrje emigrantëve shqiptarë të vzahdojnë të regjistrohen në platformën e KQZ që të marrin pjesë në zgjedhje.
POSTIMI I PLOTË:
Vjen edhe nje fitore tjeter e Diaspora për Shqipërinë e Lirë per mbi 500'000 shtetas Shqiptare me dokumenta te skaduara qe jetojne jashte Shqiperise !!
PO, ju do te votoni me dokumentat e skaduara Shqiptare fale kembenguljes se parreshtur te DPSHL dhe shume kerkesave zyrtare qe prej Tetorit 2024 !!
Vazhdoni rregjistrohuni dhe lajmeroni miqte e familjaret tuaj ta bejne kete!
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që afati i vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elektronike të shqiptarëve jashtë vendit, që skadojnë deri më 11 maj, do të do të zgjatet deri më 31 maj. Në vendimin e qeverisë thuhet se kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së pasaportave ka efekt vetëm për ushtrimin e së drejtës të votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, tha se kjo masë do t’ju japë zgjidhje ngërçit të krijuar pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Ai shtoi se me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
levizja diaspora per shqiperine e lire
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:58
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Një magazinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshati...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Por a është me të vërtetë kaq shumë fitimprurës ky biznes, sa të mund të arrihet ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:40
r.ll
andrea qirjako
TIRANË- Por sa i vërtetë ishte Erdion Muho në thëniet e tij dhe sa përputheshin këto dëshmi me gjet...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Erdion Muho nuk e mohoi që e kishte takuar Armand Nelaj, ditën para mbrëmjes ku ky i fundit ndërmori udh&e...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:26
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është evidentuar nga banorët në periferi të Elbasanit. ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Para se të kalojmë te ngjarjet e asaj nate, pavarësisht disa tentativave në dukje të dështuara, ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në qytetin bregdetar vitin e kaluar, ku një përpjekje për ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:09
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një problem shqetësues prej ditësh ka alarmuar autoritetet në Korçë pasi vajza minorene ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 20:12
r.ll
logoja e kompanise "integrated energy" ne hyrje te landifillit te sharres
TIRANË- Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekues...