21 Shkurt 2025, 21:45
Nga B.Z
Pamje nga hapsira në Pogradec
POGRADEC - Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili ankohet për zënien e hapësirës publike në bulevardin i cili ndodhet në qytetin e Pogradecit.
Qytetari tregon se kjo hapësirë publike është bllokuar nga ndërhyrja e bizneseve që ndodhen në bulvard dhe si pasojë ai nuk ka se ku të kalojë që të shkojë në shtëpinë e tij.
Ai tregon se bashkia u ka dhënë fëmijëve të tij një çelës për të çmontuar një stol sa herë duan të futen në shtëpi dhe ta vendosin sërish pas hyrjes. “Në fillim u zgjerua lokali ‘Hymeti Palace’, më pas edhe të tjerët kërkuan leje.
“Tani hyrja e shtëpisë është e bllokuar nga tavolinat e lokaleve,” shprehet ai, duke kërkuar ndihmën e Fiksit.
Gazetarët e Fiksit faktuan se bizneset kanë zënë hapësirat publike deri në atë pikë sa një shatërvan në bulevard është zhdukur. Nga ai ka mbetur vetëm një cep, ndërsa pjesa tjetër është shkatërruar për t’i lënë vend tavolinave dhe karrigeve.
Për të kuptuar se si ka ndodhur kjo, gazetarët shkuan në bashki, por drejtoritë përgjegjëse hezitonin të jepnin një përgjigje përfundimtare
Drejtori i Urbanistikës nuk ndodhej në zyrë, por deklaroi se nuk e dinte për shatërvanin dhe se duhej një konfirmim nga Drejtoria e Gjelbërimit. Kjo e fundit, nga ana tjetër, u shpreh se çështja nuk është në kompetencën e saj, por i përket Urbanistikës.
Gazetarët e Fiks Fare kërkuan një informacion nga kryetarit i Bashkisë Pogradec, i cili tha se nuk besonte të ekzistonte një dokument që lejonte prishjen e shatërvanit. “ Si në të gjitha bashkitë e tjera, nuk ka bashki aq të rregullta” tha Ilir Xhakolli.
Ai më pas delegoi çështjen te një tjetër punonjëse, e cila konfirmoi se shatërvanët janë pronë e bashkisë dhe nëse një subjekt privat e ka prishur, ai duhet të paguajë dëmshpërblim. “Shatërvani është ende në inventarin tonë,” tha ajo./Top Channel
denoncim bulevardi i pogradecit
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë. Si...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 21:29
B.Z
Albert Skura
TIRANË - Albert Skura, 55-vjeçari nga Kruja denoncoi në emisionin Piranjat ish-gruan e tij, Elën, duke pretenduar s...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 21:15
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 21:09
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Coca Cola është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga vi...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 21:00
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë sh&...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 20:42
B.Z
Foto ilustruese
MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 20:29
Dosja
GJKKO
TIRANË Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë ‘arrest me burg’ p&eum...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 20:01
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 19:15
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në pr...
Aktualitet
21 Shkurt 2025, 18:49
E. D
foto nga vendngjarja
GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një sh...