Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI – Salernitana ka afat deri më 31 dhjetor, për të paraqitur oferta të pranueshme në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) për të vazhduar Serinë A 2021/22.
Kushti është, që ‘pronarët e rinj’ duhet të jenë njerëz të shkëputur nga ish-pronari Claudio Lotito (president i Lazios), të gatshëm për të marrë përsipër aktivitetin e klubit nga Kampanja. Por çfarë do të ndodhte nëse kjo situatë nuk do të zgjidhet?
Rruga më logjike, në rast të përjashtimit të Salernitanas, është ruajtja e numrit të 19 klubeve në Serinë A dhe shtimi automatik i tre pikëve për secilën skuadër (një lloj fitoreje në tavolinë për fazën e dytë), duke ruajtur kështu rezultatet e fazës së parë. Alternativa e dytë do të ishte mbajtja e Salernitanës në mënyrë të jashtëzakonshme në Serinë A deri në fund të kampionatit.
Po ata, të cilëve Salernitana u ka marrë pikë? Salernitana deri më tani ka fituar 8 pikë në renditje: këto janë rezultat i dy fitoreve () dhe dy barazimeve (kundër Veronës dhe Cagliarit). Skuadrat e sipërpërmendura, pra, në rast përjashtimi të klubit nga Kampanja nga Seria A, do të ishin të vetmet që do të kishin humbur 3 ose 2 pikë gjatë rrugës, në varësi të rezultatit.
Po çfarë do të ndodhë deri më 31 dhjetor? Deri më sot, asnjë nga ofertat e marra për blerjen e U.S. Salernitana 2021 nuk është e pranueshme, në përputhje me aktin “Trust Salernitana 2021”, pasi ofertuesit nuk ka demonstruar ekzistencën e kërkesave të duhura ekonomike, kapitale dhe financiare, për të përfunduar transaksionin.
Megjithatë, administratorët e besuar të klubit vazhdojnë punën dhe mund të sigurojnë vazhdimësinë në mandatin e tyre deri në përfundim të sezonit, nëse do të bihet dakord me FIGC.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ANGLI-Armando Broja është kthyer në lojtarin më të rënëdësishëm te skuadra e Southampton. 20-vjeçari shënoi golin e përmbysjes provizore për “shenjtorët”...
FRANCË-Një ndeshje e Ligue 1 ose Ligue 2 do të ndërpritet nëse një lojtar ose arbitër dëmtohet nga një objekt i hedhur nga tribuna. Këtë e ka bërë të ditur...
ARGJENTINË-Ndoshta një mënyrë për të pretenduar epërsinë në një duel kampionësh që ka vazhduar për më shumë se një dekadë, ka më shumë të ngjarë të jetë nj...
GJERMANI-Një përshëndetje që duket si lamtumirë, të paktën sipas interpretimit të shumë mediave spanjolle. Sigurisht që është enigmatike se si Erling Haaland pë...
FRANCE – Ylli francez ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te Real Madridi dhe ai i ka kthyer këto përparime publikisht në disa raste.Megjithatë, a...
ANGLI – Nëse Toto Wolff, shefi i skuadrës Mercedes, ka qëndruar i heshtur që nga përfundimi i diskutueshëm i Grand Prix të Abu Dhabi të dielën, gruaja e t...
ARGJENTINE – Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e një prej legjendave të futbollit argjentinas dhe botëror si Diego Maradona dhe ende vazhdojnë të bëhe...
ZVICER – Në takimin e zhvilluar në Stade de Suisse Wankdorf, të parët shënuan vendasit, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë skuadra mike e barazoi rezultati...
ANGLI – Gol për t’u vendosur në kornizë, ashtu siç vetëm Broja di të shënojë. Një goditje perfekte por njëkohësisht edhe shumë e fortë në cepin e d...
TIRANE – Tirana Neptun përuron sallën sportive “Farie Hoti”, tashmë të rikonstruktuar, me fitore në derbin ndaj Partizanit. 87-70 për bardheblutë e Erkand...