Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA-Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se do ta respektojë kërkesën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që ajo të largohet nga detyra e Ambasadores në SHBA.
Me anë të një postimi Çitaku ka shkruar se ajo është emëruar ambasadore përmes çelësit politik, duke shtuar më tej se nuk do të lejojë që të bëhet mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës. Por megjithatë ajo ka vendosur që se do të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi.
Po ashtu ajo ka thënë se frymëzimi i saj do të mbeten qytetarët e Kosovës që ka përfaqësuar në Washington dhe jehona e historive të rimëkëmbjes. Gjithashtu ajo ka thënë se ambasadorët nuk janë të përjetshëm ndërsa Kosova po.
Shkrimi i plotë i Çitakut:
“Përshëndetje nga Washingtoni,
Para pak orësh, në të njejtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA.
Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar. Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.
Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.
Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë. Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim.
Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe të pakursyer. Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve. Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri.
Frymëzimi im gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët i kam përfaqësuar në Ëashington. Mesazhi im në kryeqytetin Amerikan ka qenë pikërisht jehona e historive të tyre të rimëkëmbjes.
Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË-Sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit po rrit cdo ditë e më shumë numrin e viktimave dhe të infektuarve.Sipas mediave të huaja në Francë numri i të...
Los Angelos– Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg, ka filluar të tallet me producenten Oprah Winfrey, pasi ajo u rrëzua në skenë para mijëra njerëzve në Vision T...
IRAN– Qeveria e Iranit ka lëshuar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në përpjekje për të luftuar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit. Kjo pasi burgj...
SUEDI- Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se është arrestuar djali i Suada e Durim Hadrit, çiftit të vrarë para pak kohësh në Prizren, pasi ai është akuz...
KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur thirrjes së O’Brien, pastaj nuk i është përgjigjur edhe disa thirrjeve të tjera ng...
GREQI- Ata bllokojnë rrugën për në kampin e refugjatëve Moria: banorëve në Lesbos u ka ardhur në majë të hundës, nuk duan migrantë të tjerë në ishullin e tyre, ...
INDONEZI- Nje ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion GoAir në veri të Indonezizë. Pasagjerët, të cilët ndodheshin në avion, janë mahnitur kur brenda në bor...
TURQI- Presidenti i BE, Charles Michel deklaroi se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, teksa ishte i pranishëm në konferencën që po zhvillohet në kufirin...
FRANCË–Zyrtarët francezë kanë mbyllur rreth 120 shkolla në zona që kanë raportuar numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi dhe shumë të tjera mund...
BRITANI E MADHE– Numri i njerëzve të diagnostikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur nga 39 në 51, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po merr masa t...