LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA-s/ Bucha mes tragjedisë e përpjekjeve për tu ringritur

8 Prill 2022, 20:11 Nga DOSJA
Analiza e VOA-s/ Bucha mes tragjedisë e përpjekjeve për tu

UKRAINË- Buça, një qytet në periferi të Kievit, u shndërrua në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për shkak të akteve mizore ndaj popullatës civile të kryera nga forcat ruse që qëndruar aty rreth një muaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryebashkiaku i Buçës, rrëfen tronditjen që pësoi pas rikthimit në qytet. Anatoliy Fedoruk, flet mbi numrin e viktimave civile që janë gjetur, përpjekjet për të rindërtuar infrastrukturën ndërsa thekson se është ende herët që banorët e larguar në fillim të agresionit rus, të rikthehen. Shërbimi rus i Zërit të Amerikës bisedoi me zotin Fedoruk dhe sjell pamje të qytetit të shkatërruar.

Për Anatoliy Fedoruk, kryetar i Bashkisë së Buçës, ajo që ka ndodhur në qytet nga trupat ruse është e paimagjinueshme. Ai ka studiuar për histori, por ajo që pa më 1 prill, ka tronditur gjithçka dinte mbi luftën dhe kodet e saj.

“Si historian shpresoja që traditat ushtarake të respektoheshin disi. Prisja që ushtarët të mos sulmonin civilët ose të ishin të dhunshëm ndaj tyre. Sigurisht, gjatë luftës ka shumë bombardime. Në thelb ajo është një llotari, ose jeton ose vdes. Por ajo që pashë, ishin shtëpi të shkatërruara, makina ushtarake të djegura, trupa njerëzish të pajetë. Ata ishin torturuar, u kishin lidhur duart pas shpine, ata ishin civilë të qëlluar për vdekje. Dhe mund ta kuptoje fare mirë se kishin qenë aty prej disa ditësh”, thotë ai.

Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës zoti Fedoruk thotë se pasi forcat ruse u larguan, zyrtarët lokalë kishin gjetur 5 trupa njerëzish në moshë të re me duar të lidhura në një kamp fëmijësh në lagjen Melkini. Aty forcat ruse kishin patur qendrën e tyre.

“Kishte shumë trupa njerëzish të vrarë në rrugë, jo nga bombardimet, por me plagë armësh. Ishin qëlluar për vdekje me mitraloz. Çdo ditë po gjejmë trupa në pjesë të ndryshme të qytetit, në kopshte me perime, tek zonat e parkut, këndet e lojërave, janë krahas atyre për të cilët mediat ka shkruar tashmë. 320 kanë vdekur. Kemi zbuluar dy trupa të tjerë të vrarë me armë zjarri në fshatin Lubyanka. Dhe gjashtë të tjera në fshatin Zdvizhevka”.

Sipas kryetarit të bashkisë së Buças deri tani janë identifikuar 163 viktima, të gjithë banorë të qytetit, të vrarë e torturuar brutalisht nga ushtarët rusë, sikurse thotë ai.

“Ne kemi shqyrtuar rreth 80% të territorit, deri aty ku mund të shkojmë. Sepse të shkosh në zonat pyjore ose në brigjet e lumenjve pranë fshatrave është e rrezikshme. Këto janë zona ku ishin të vendosura trupat ruse, nga ku u bombardua Kievi. Ato vazhdojnë të jenë ende të minuara dhe askush, me përjashtim të specialistëve, nuk mund të shkojë atje tani për tani”.

Zoti Fedoruk thotë se aktualisht po punohet për të rikuperuar atë çka mundet apo të rindërtohen objektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Po kështu sipas tij, po punohet për t’u ardhur në ndihmë atyre njerëzve që kanë jetuar në bodrume për një muaj të tërë, nën zjarrin e predhave derisa forcat ruse u larguan. Ata, thotë ai, kanë nevojë për ndihmë mjekësore e psikologjike.

Buça vazhdon të jetë nën shtetërrethim ashtu sikurse i gjithë rajoni. Autoritetet u kërkojnë banorëve ta respektojnë atë duke u bërë thirrje gjithashtu atyre që duan të rikthehen se është ende shumë herët për ta bërë një gjë të tillë.

“Një pjesë e madhe e territorit është ende e rrezikshme. Por në të njëjtën kohë u drejtohem atyre banorëve të qytetit tonë që punonin në objekte infrastrukturore me rëndësi: ne kemi nevojë për ju. Sepse pasi të rindërtojmë infrastrukturën, do të kemi nevojë për ta vënë atë në funksion”.

Zoti Fedoruk thotë se do të duhet të paktën një javë e gjysmë që qytetit të bëhet sërish i banueshëm. Por, kjo do të kërkojë një punë kolosale. Goditja e infrastrukturës jetike nga forcat ruse nuk ishte diçka e rastësishme, thotë ai.

Stacioni hekurudhor ishte i pari që u bombardua. Është ndërprerë plotësisht shërbimi, është shkatërruar plotësisht. Po ashtu janë dëmtuar rezervuarët e ujit që ndodhen në zonat pyjore. Pothuajse të gjitha stacionet që ofronin sinjalet e komunikimit janë shkatërruar ndër të parët. Kjo do të thotë se armiku i kishte vënë qëllimisht në shënjestër. Kemi mbetur pa komunikim, pa energji elektrike dhe pa ujë në këto kushte. Por, po mbështesim njëri-tjetrin”.

Në një qytet të lënë të shkatërruar nga forcat ruse është e vështirë të llogariten dëmet. Nga një kompleks i madh apartamentesh, 20 për qind e tyre duhet të rrëzohen pasi janë bërë të pabanueshme nga bombardimet. Po kështu rreth 150 deri 170 shtëpi janë djegur tërësisht, pa marrë parasysh dëme të tjera.

Por nëse shifra e dëmeve nuk dihet, e me siguri është e lartë, një gjë është po aq e sigurt:

“Do të na kushtojë shumë, por ne do ta rindërtojmë”, thotë kryebashkiaku i Buçës për Zërin e Amerikës.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anatoliy fedoruk lufta ukraine-rusi anatoliy fedoruk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron