LIVE UPDATES
Bota

Viktimat e luftës, një grup ekspertësh udhëtojnë në Ukrainë për të identifikuar trupat

8 Prill 2022, 19:15 Nga DOSJA
Viktimat e luftës, një grup ekspertësh udhëtojnë

UKRAINË- Një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të identifikuar të vdekurit dhe të zhdukurit nga konfliktet e viteve 1990 në Ballkan po përgatitet të dërgojë një ekip ekspertësh mjeko-ligjorë në Ukrainë, ndërsa numri i të vdekurve rritet më shumë se gjashtë javë pas luftës së shkaktuar nga agresioni i Rusisë.

Autoritetet në Kiev kanë kontaktuar Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për të ndihmuar në identifikimin e trupave që përndryshe mund të mbeten anonim mes mjegullës së luftës.

Një ekip i përbërë nga një patolog mjeko-ligjor, arkeolog mjeko-ligjor dhe një ekspert për mbledhjen e mostrave të ADN-së nga trupat e pajetë dhe për t’i ballafaquar ato me të dhënat e familjeve të tyre, pritet të shkojnë në Ukrainë në fillim të javës së ardhshme, tha drejtoresha e përgjithshme Kathryne Bomberger për agjencinë Associated Press.

Ata do të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve, por gjithashtu do të dokumentojnë se si u shkaktua vdekja e tyre – informacion që mund të jetë i dobishëm në hetimet e krimeve të luftës në të ardhmen. Laboratori i kësaj organizate në Hagë do të ndërtojë një bazë qendrore të dhënash duke formuar një katalog provash dhe identitetet e të vrarëve.

“Të kesh këtë aftësi të centralizuara është absolutisht kritike sepse duhet ta shikosh këtë si një hetim në një skenë gjigande krimi që po ndodh në të gjithë Ukrainën,” tha zonja Bomberger.

Ekipi do të ketë shumë punë për të bërë kur të vendoset në Buça, ku imazhet e trupave të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së forcave ruse tronditën botën.

Komisioni, i njohur shkurtimisht si ICMP, ka tashmë një marrëdhënie pune me zyrën e prokurorisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe agjenci të tjera të luftës kundër krimit si Interpol dhe Europol me të cilët mund të ndajë provat. Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan tashmë ka hapur një hetim në Ukrainë.

“Ne duam të sigurohemi që të punojmë së bashku me autoritetet ukrainase për të analizuar siç duhet këto vende të krimit dhe për të identifikuar viktimat, në mënyrë që provat të mund të përdoren në të ardhmen për qëllime të gjykimit penal, jo vetëm potencialisht për Gjykatën Penale, por edhe potencialisht brenda gjykatave të brendshme në Ukrainë”, tha zonja Bomberger.

Organizata përdor teknologjinë e fundit në punën e saj të mundimshme për të identifikuar trupat edhe nga mostrat më të vogla.

“Ne kemi zbatuar një teknikë të re të nxjerrjes së trupave, e cila na lejon të marrim më shumë ADN nga fragmente më të vogla ose më të dëmtuara të mostrës së kockave,” tha menaxherja e laboratorit të ADN-së Kieren Hill. “Kjo është një metodë mjaft e veçantë për sa i përket zbatimit të saj në kontekstin e personave të paidentifikuar”.

Komisioni u krijua për të identifikuar të vdekurit nga luftërat ballkanike të viteve 1990. Laboratorët e saj sterilë dhe të teknologjisë së lartë janë larg varreve masive me baltë, ku ekspertët e organizatës shkuan për herë të parë në mesin e të vdekurve të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë.

Ata ndihmuan në identifikimin e trupave që në disa raste ishin copëtuar dhe ishin hedhur nëpër varreza të shumta masive ndërsa forcat serbe të Bosnjës varrosnin dhe më pas rivarrosnin të vdekurit në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e përpjekjes së tyre për të zhdukur boshnjakët e Srebrenicës.

Komisioni siguroi që ata të mos arrinin të mbulonin gjurmët e tyre. Shefi ushtarak serb i Bosnjës, Gjeneral Ratko Mlladiç dhe ndihmësi i tij politik, Radovan Karaxhiç, po vuajnë tani dënimin e përjetshëm për krime përfshirë gjenocidin. Të dy ta u dënuan pjesërisht falë provave të mbledhura nga ICMP-ja.

E financuar nga kontributet vullnetare të qeverive, organizata ka ndihmuar që atëherë qeveritë të identifikojnë mijëra njerëz të tjerë, mbetjet anonime të të cilëve u gjetën në mbi 3,000 varre masive dhe klandestine.

Ajo ka punuar në skenat e krimit dhe në vendet e fatkeqësive në mbarë botën, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Irakun.

Ukraina mund të provojë të jetë një nga sfidat e saj më të mëdha, pasi organizata do të punojë së bashku me autoritetet ukrainase për të hetuar në mes të një lufte që vazhdon.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kathryne bomberger lufta ukraine-rusi kathryne bomberger lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen