LIVE UPDATES
Bota

ANALIZË: Pse 9 maji është ditë e madhe për Rusinë?

4 Maj 2022, 06:44 Nga DOSJA
ANALIZË: Pse 9 maji është ditë e madhe për Rusinë?

Nga Jack Guy dhe Anna Chernova, CNN

Rusia mund të ketë pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, por Presidenti Vladimir Putin ka këmbëngulur se trupat e tij po kryejnë një ‘‘operacion special ushtarak” dhe jo luftë. Megjithatë, zyrtarët dhe analistët perëndimorë besojnë se kjo mund të ndryshojë më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë. Një deklaratë zyrtare e shpalljes së luftës mund t’i hapë rrugën Putinit për të rritur fushatën e tij.

Çfarë është 9 maji?

9 maji, e njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton humbjen e nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.

“9 maji është krijuar për t’u dukur para turmës vendase, për të frikësuar opozitën dhe për të kënaqur diktatorin e kohës,” tha për CNN James Nixey, drejtor i Programit Rusi-Euroazi në Chatham House.

Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të ditës për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të madh të armiqësive, ose të dyja. Presidenti rus ka një sy të mprehtë për simbolizmin, pasi ka nisur pushtimin e Ukrainës një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, një ditë tjetër ushtarake vendimtare në Rusi.

Përgatitja për mobilizim?

Putin ka shumë opsione në tryezë, sipas Oleg Ignatov, analist i lartë për Rusinë në Crisis Group.

“Shpallja e luftës është skenari më i vështirë”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi pushtimi rus në fund të shkurtit. Një opsion tjetër për Putinin është të miratojë ligjin e mobilizimit të Rusisë, i cili mund të përdoret për të filluar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm ushtarak “në rastet e agresionit kundër Federatës Ruse.

Kjo do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të grumbullonte trupa, por edhe të vendoste ekonominë e vendit në një bazë lufte. Forcat ruse kanë humbur të paktën 15,000 ushtarë që nga fillimi i luftës, sipas Nixey, dhe do të nevojiten përforcime nëse Moska dëshiron të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë. Mobilizimi mund të nënkuptojë zgjatjen e rekrutimit për ushtarët aktualisht në forcat e armatosura, thirrjen e rezervistëve ose sjelljen e burrave të moshës luftarake që kanë pasur stërvitje ushtarake, tha Ignatov.

Putini gjithashtu mund të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, duke pezulluar zgjedhjet dhe duke përqendruar më tej pushtetin në duart e tij, tha Ignatov. Kjo do të vendoste rregulla të tilla si kufizime për burrat në moshë luftarake që largohen nga vendi, të cilat gjithashtu mund të rezultojnë jopopullore, shtoi ai.

Çfarë tjetër mund të ndodhë?

Nëse Putini nuk shpall luftë, ai mund të kërkojë diku tjetër për të bërë një deklaratë për të shënuar Ditën e Fitores. Opsione të tjera përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetsk në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesën në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupol. Ka gjithashtu indikacione se Rusia mund të planifikojë të shpallë dhe aneksojë një “republikë popullore” në qytetin juglindor të Khersonit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Ned Price tha të hënën se ka “arsye të mirë për të besuar se rusët do të bëjnë gjithçka që munden për ta përdorur” 9 majin për qëllime propagandistike.

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 9 maji lufta ukraine-rusi rusi ukraine 9 maji lufta ukraine-rusi rusi ukraine

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!