LIVE UPDATES
Aktualitet

Ardhja e afganëve, Arqipeshvi i Shkodrës: Shteti të shohë me kujdes se kush do vijë, i kemi kapacitetet për t’i mikëpri

17 Gusht 2021, 08:41 Nga DOSJA
Ardhja e afganëve, Arqipeshvi i Shkodrës: Shteti të shohë me

SHKODËR– Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare flet rreth vendimit të qeverisë shqiptare për ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Arqipeshkvi shprehet për ‘Balkanweb’ se afganët duhet të integrohen me jetën këtu dhe të mos krijojnë problem ose në të kundërt të shkojnë në vende të tjera ku dëshirojnë. Me ardhjen e tyre gjithmonë ka rrezikshmëri shprehet Massafra, por shteti shqiptar që ka marrë këtë vendim duhet të tregohet i kujdesshëm për të shikuar se kush janë ata që do vijnë.

INTERVISTA E PLOTË

Si e shikoni vendimin e qeverisë shqiptarë për të mirëpritur afganët në Shqipëri?

Mendoj se ne jemi gjithmonë të hapur, varet se përse vijnë dhe sa kohë do të qëndrojnë këtu. Si shqiptarët që në të kaluarën kanë gjetur strehim edhe 500 vite më përpara në jug të Italisë. Nëse toka jonë është e gatshme për të mirëpritur të tjerët ata duhet të vijnë dhe të integrohen. Nuk e di nëse vijnë për të qëndruar përgjithmonë apo janë kalimthi. Ne si Kishë Katolike nëpërmjet Caritas-it jemi duke bashkëpunuar me shtetin për të strehuar dhe ndihmuar mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri. Edhe në fshatin e Paqes, aty pandemia na ka penguar pak sepse i strehojmë njerëzit emigrantë që policia na bie dhe ne jemi të gatshëm. Pastaj varet sepse unë nuk futem në gjëra politike se nuk më takon, por nëse vijnë duhet që të integrohen për të qenë ose me ne ose të shkojnë ku të dëshirojnë. Si ne shqiptarët që kemi shkuar jashtë dhe na kanë pranuar ashtu duhet t’i pranojmë edhe ne, por ata duhet që të integrohen dhe të mos krijojnë probleme dhe të bashkëjetojnë me ne.

E mbështesni vendimin e qeverisë shqiptare për t’i mikpritur afganët?
Varet përse qeveria shqiptare e ka marrë këtë vendim. Shteti e ka bërë pa na pyetur ne dhe tani nëse janë emigrantë që vijnë për të qëndruar është tjetër gjë, nëse vijnë për të pritur që të shkojnë në një vend tjetër janë dy gjëra të ndryshme.

A ka ndonjë rrezik në këtë mes?
Rrezikshmëria ekziston gjithmonë. Si ne që kemi shkuar në Itali edhe këta shikohen se kush janë, a janë njerëz të mirë, a janë njerëz me hile apo a janë terroristë kjo nuk varet prej meje, por shteti që merr këto vendime në bashkëpunim me të tjerët dhe duke qenë se janë me mijëra ata që ikin nga Afganistani duhet që të kenë kujdes se kush janë e kush nuk janë.

A i ka Shqipëria kapacitetet për të mirëpritur afganët?
Mendoj se i kemi kapacitetet për t’i mirëpritur. Shpesh herë shqiptarët i shfrytëzojnë emigrantët. Sa herë që Shqipëria ka pranuar emigrantë, kemi parë makina me shqiptarë që kishin brenda emigrantë duke shfrytëzuar për t’i përcjellë jashtë Shqipërisë, ky është një rrezik që kemi, nuk është e drejtë. Ose duhet t’i pranojmë si duhet dhe duhet të jemi vërtetë mikpritës. Shpesh herë mikpritja është vetëm si fjalë, por mikpresim me interes, duhet të mikpresim pa interes duke shikuar të mirën e vendit tonë, por edhe të tjerëve.

Çfarë mendoni për debatin që po bëhet në Shqipëri rreth kësaj çështje?
Nuk i kam ndjekur se kam qenë në Itali, por nuk e di përse është bërë ky hap kaq i nxituar, por nëse vijnë duhet të shihet se kush do t’i mbajë e kush do t’i ndihmojë. Shpesh shteti bën kështu, vijnë pastaj ia jep si peshk dikujt tjetër, nuk është e drejtë. Duhen marrë përgjegjësitë si duhet për të ndihmuar këta që dalin nga një rrezik jete pastaj duhet të vendosen normat dhe ligje të drejta.

Përse është hap i nxituar?
Unë çuditem çfarë ka ndodhur në Afganistan. Vetëm populli hebraik është liruar nga Egjipti pa bërë luftë. Këta kanë hyrë pa bërë luftë dhe menjëherë talebanët janë krerët e Afganistanit. Si ka ndodhur kjo gjë, ka hile poshtë, ka diçka që nuk kuptoj. Unë nuk jam politikan, por ka diçka që nuk kuptoj. Vetëm populli hebraik është liruar pa bërë luftë me askënd, vetëm me hirin e Zotit. Për këtë në Afganistan nuk e di si ndodhi ashtu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angelo massafra evakuimi i afganëve ne shqiperi angelo massafra evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen