LIVE UPDATES
Bota

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point

14 Qershor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të

Për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidenti Trump mbajti fjalimin në ceremoninë e veçantë të diplomimit këtë vit që u zhvillua në kushtet e pandemisë. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy kadetët nga Kosova dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Një ceremoni diplomimi si asnjë tjetër në historinë 218 vjeçare të kësaj akademie. Rreth 1100 kadetët e akademisë ushtarake Uest Point marshuan krenarë në parkun e kampusit me maskat mbrojtëse që iu shtuan këtë herë uniformës tradicionale.

Mes tyre, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetët e rinj nga Kosova të diplomuar në këtë akademi prestigjioze që gërsheton mësimin e doktrinave të taktikave ushtarake me edukimin akademik.

“Mbi të gjitha kjo ditë më ka ngjall ndjenja krenarie pasi e kam pasur nderin ta përfaqësoj vendin në një skenë ndërkombëtare si Uest Pointi…Motoja me të cilën kthehem në Kosovë është – Detyra, Nderi, Atdheu – e cila rrit ndjenjën e përgjegjësisë për t’i kontribuar vendit tim”.

Arelena Shala është e para grua shqiptare që diplomohet në një akademi ushtarake në fushën e inteligjencës gjeo-hapësinore.

Ëndrra e saj për një karrierë në ushtri lindi nga lufta në Kosovë e cila ngjalli tek Arelena ndjenjën e përgjegjësisë për të mbrojtur vendin.

“Unë e kam pasur dëshirën për të qenë ushtarake që nga fëmijëria. Këtë dëshirë do t’ia atribuoja rrethanave në të cilat ka qenë Kosova gjatë dhe pas kohës së luftës. Ashtu si të gjithë kolegët e mi të gjeneratës sime që i kam pas në akademinë ushtarake të Kosovës, të gjithë jemi rritur në një ambient dhe frymë patriotike pas kohës së luftës që na ka shty drejt një ndjenje të shërbimit të vendit”.

Ylli Dalladaku thotë se përvoja e fituar në Uest Point i ka mësuar se dedikimi ndaj detyrës është faktori kryesor i suksesit për çdo ushtri. Ai mezi pret të kthehet dhe të shërbejë në FSK.

“Jam i lumtur që do të udhëheq fillimisht një togë prej 40 ushtarësh të FSK-së….Unë do të punoj dhe do të punoj jashtëzakonisht shumë që të udhëheq dhe inspiroj atë togë dhe të udhëheq me shembull duke i ofruar kompetencë, dedikim ndaj detyrës dhe disiplinë.”

I diplomuar për inxhinieri dhe aeronautikë, Ylli thotë se ishte pasioni i tij për xhudon, që e ka ndihmuar këto katër vite të kapërcejë ngarkesën e shkollës.

“Pasi ke patur një ditë të gjatë, mezi je zgjuar prej gjumit në pesë e gjysmë të mëngjesit dhe ke pasur trajnim në xhudo pasdite pas gjithë atyre takimeve, klasave gjatë gjithë ditës, ka qenë për mua jo një detyrë shtesë, por më ka ndihmuar me u përball me gjitha streset ditore të tjera”.

Kadetët nga Kosova thonë se kanë dhënë maksimumin për ta përfaqësuar denjësisht vendin, duke u radhitur në 5 përqindëshin e studentëve me rezultatet më të mira në klasën e tyre. Me këtë shembull, ata duan të frymëzojnë më shumë të rinj nga Kosova për të vazhduar karrierën ushtarake.

“E kam ndjerë përgjegjësinë që të jem sa më e suksesshme në mënyrë që të hap dyert për të rinjtë e tjerë të Kosovës që synojnë të aplikojnë për West Point dhe së fundmi tani kjo përgjegjësi vetëm sa rritet pasi që do të vazhdoj të mundohem të shërbej edhe si model apo inspirim për të gjitha gratë që dëshirojnë të fillojnë karrierë ushtarake”, thotë Arelena.

Prania e presidentit Donald Trump në ceremoni i bën edhe më krenarë dy kadetët nga Kosova.

“Është jashtëzakonisht e veçantë për mua. Zakonisht, jo çdo vit presidenti i Shteteve të Bashkuara vjen këtu në West Point për ditën e diplomimit. Jemi shumë me fat që vjen në këtë vit”, thotë Ylli. “Presidenti do ta dëgjojë se Kosova ka qënë e suksesshme në West Point”, shton Arelena.

Në pamundësi për të qënë të pranishëm në këtë ditë të shënuar për Arelenën dhe Yllin për shkak të pandemisë, prindërit e tyre e ndoqën ceremoninë përmes internetit. Mbështetja e tyre ka qenë një shtyllë e fortë për ushtarakët e rinj.

“Nuk ndjehem edhe aq mirë. Besoj që shumë herë jam ndjerë që gjithë kjo eksperiencë ka qenë më e vështirë për ta sesa vetë për mua. Ka qenë dëshira e tyre që të jenë këtu në këtë ditë por fati na e ka sjellë që nuk munden. Kështu që ndjej për ta shumë”, thotë Ylli.

“Nuk kam fjalë të mjaftueshme për t’u shprehur sesa mirënjohëse jam për mbështetjen dhe inkurajimin që më kanë dhënë jo gjatë 4 viteve por 6 viteve që kur i jam bashkangjitur FSK-së”, thotë Arelena.

Hedhja e kapeleve i jep fund studimeve por jo miqësive të krijuara në këto katër vite të punës në akademi. Kadetët nga Kosova shpresojnë se marrëdhëniet dhe shoqëritë e tyre këtu, do të ndikojnë pozitivisht edhe në marrëdhëniet e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arelena shala ylli dalladaku arelena shala ylli dalladaku

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd