LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Armike e popullit”/ Si u burgos 19-vjeçarja jetime nga komunistët më 1947, letra që u shkruajti zyrtarëve amerikanë

24 Maj 2019, 08:52 Nga DOSJA
“Armike e popullit”/ Si u burgos 19-vjeçarja jetime nga

KORÇË- Marika Dhima ishte një vajzë 19-vjeçare nga Korça, nxënëse në lice. Ishte jetime, pa mbështetje e pa asnjë përkrahje. I vetmi njeri i afërm që ajo kishte, ishte një xhaxha i saj që jetonte në SHBA. Në pranverën e vitit 1946, kur nisi klasifikimi i popullsisë në “armiq të popullit” dhe mbështetës të pushtetit popullor, një pjesë e të rinjve shqiptarë, ata që vinin nga familje patriotike me background antikomunist, nuk e morën të drejtën e marrjes së triskës së frontit dhe, në rastin kur ishin të rinj, edhe teserën e rinisë. Marika Dhima ishte një prej këtyre të rinjve që u përjashtua nga organizata, duke u klasifikuar automatikisht si “armike e popullit”.  E gjendur në këtë situatë, e kërcënuar nga regjimi, pa asnjë mbrojtje e pa asnjë shpresë, ajo nisi të shkruante letra në SHBA, drejtuar xhaxhait të saj, por edhe personaliteteve amerikane që kishin lidhje me Shqipërinë. Marika nisi kontaktet me misionin amerikan që vepronte ende në Shqipërinë e asaj kohe. Ajo u bë pjesë e të rinjve shqiptarë që nuk e pranuan diktaturën dhe nisën një farë aktiviteti kundër pushtetit komunist. Më poshtë, botohet një pjesë nga letra që ajo i drejtonte zyrtarëve amerikanë, për t’i shpjeguar se në Shqipëri po instalohej diktatura dhe se në popull kishe pakënaqësi.

Letra

“Jam një vajzë jetime pa asnjë njeri, pa prindër, pa përkrahje dhe pa ndonjë burim të ardhurash. Jam studente e vitit të tretë të liceut dhe jam një nxënëse e mirë, me shumë dëshira për të vazhduar studimet. Fatkeqësisht, rrethanat e sotme nuk më lejojnë të vazhdoj shkollën. Në këto kushte, pikësëpari, më duhet të mendoj se si të fitoj jetesën, pa u përkulur aspak e duke sakrifikuar. Studioj natën në një korridor të ftohtë pa zjarr, sepse më duhet të mësoj për të dhënë provimet e fundit. Këto janë kushtet në të cilat i ka lënë pushteti i sotëm studentët, si mua që nuk bëjnë pjesë në radhët e Partisë Komuniste…”, shkruante ndër të tjera Marika Dhima, në letrën e saj.

Në takim me një prej pjesëtarëve të misionit anglez, Marika ishte shprehur se nëpër dyqanet e qytetit e të fshatit, nuk kishte ushqime. Ajo kishte folur për problemet që kishte nisur të shihte në funksionimin e shtetit komunist, ku një pjesë e vogël e popullsisë, njerëzit kryesorë të pushtetit jetonin shumë mirë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë ishte zhytur në varfëri. Marika kishte dhënë opinionin e saj se populli kishte shumë pakënaqësi me pushtetin e ri komunist. Një prej raportimeve të saj, ku gjen detaje mjaft interesante, është edhe vjedhja e mallrave që vinin si ndihma humanitare të UNRA-së për Shqipërinë. Marika kishte njoftuar pjesëtarët e misionit britanik se mallrat që vinin si ndihmë për popullsinë, shiteshin shumë shtrenjtë në tregun e zi. Një prej anëtarëve të misionit britanik, i quajtur “Grastone”, kishte marrë informatën për abuzimin e pushtetit me ndihmat e UNRA-s.

Një detaj me shumë rëndësi në dosjen e Marika Dhimës, është fakti se ajo ka pranuar bashkëpunimin e saj me misionin anglo-amerikan, por ka refuzuar kategorikisht të pranojë se të tjerë të rinj në Tiranë, kishin qenë bashkëpunëtore të misionit angloamerikan. Marika nuk ka pranuar të tregojë asnjë prej miqve të saj të rinj, të angazhuar në aktivitetin e tyre antikomunist, në vitet e para të diktaturës.

Dëshmi

“Aktivitetin tim kundër pushtetit popullor, e kam nisur në gusht të vitit 1946. Arsyeja ka qenë pse unë nuk kam marrë triskën e rinisë dhe të frontit… Letrat që kam dërguar në Amerikë, i kam shkruar duke treguar mbi gjendjen time personale, vështirësitë e mia, por edhe për gjendjen e popullit shqiptar në përgjithësi… Është e vërtetë që kam bashkëpunuar me misionin amerikan, por nuk është e vërtetë që të kem bërë mbledhje me shoqe të tjera…” dëshmoi ndër të tjera Marika Dhima, para hetuesisë.

Akuza

Marika Dhima ka folur e propaganduar kundër pushtetit popullor dhe gjendjes së krijuar në vendin tonë pas lufte.

Ka marrë iniciativën e shtyrë nga urrejtja për pushtetin e sotshëm dhe u ka shkruar letra disa njerëzve në Amerikë, ku ekspozon gjendjen në vendin tonë tepër kritike edhe regjimin tonë shtypës dhe terrorist.

Ka pasur kontakte me Anton Stivens, pjesëtar i misionit amerikan në Shqipëri, të cilit i ka dhënë ionformata për gjendjen në vendin tonë.

Pas largimit të Stivens, Marika Dhima ka mbajtur lidhje me përfaqësuesin e UNRA-s, i quajtur Kraston, të cilit i ka paraqitur situatë të keqe në vendin tonë.”

Akuza është ngritur nga prokurori Faik Minarolli dhe prokurori ushtarak Petrit Hakani.

Dënimi

Pas një procesi të gjatë hetimor, Marika Dhima u dënua me katër vite heqje lirie dhe heqje e të drejtave elektorale. Bashkë me tri vajza të tjera nga qyteti i Korçës, ajo u dënua dhe vuajti dënimin në burgun e  Tiranës, për t’u kategorizuar një herë e përgjithmonë si “armike e popullit”.

Marrë nga: Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur burgosja e marika dhimes marika dhima burgosja e marika dhimes marika dhima

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd