Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku është shprehur se emrin e ish-gjeneralit të Guardia Di Finanza që u prangos sot në Itali, Fabrizio Lisi e ka përmendur që në vitin 2015. I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Çollaku tha se Lisi është përmendur në denoncimet e ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani për ish-ministrin Saimir Tahiri që në vitin 2015. Gazetari shtoi se ish-gjenerali Lisi dhe ish-ministri Tahiri investoheshin në mënyrë që në Guardia di Finanzia të mos i shkonte asnjë shkresë në lidhje me përfshirjen e oficerëve në trafikun e drogës. Për tokat në Vlorë të marra nga Lisi, Çollaku tha se fillimisht ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë, por më pas ndryshoi. Pushteti që kishte ky grup sipas gazetarit arrinin deri tek klanet mafioze ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona.
“Unë e kam përmendur emrin e gjeneralit me inicialet F.L (Fabrizio Lisi), në nëntor 2015, për arsye të dokumentacionit që ishim duke punuar nga denoncimi i Dritan Zagani, pra për çështjen e Tahirit, ka përmendur oficeri që bëri kallëzimin. Në atë kohë kam qenë i njohur se çfarë ishte duke ndodhur dhe ku ishte i përfshirë gjenerali. Ka patur hetues italianë në ato kohë në Shqipëri të cilët i kam takuar. Historia e tokës 3 ha në pyllin e sodës ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë.Nuk e di çfarë ka ndodhur rrugës. Ishte dhuratë nga njerëz që janë në botën e krimit dhe trafikut. Gjenerali ishte me shumë ndikim. Ka edhe shumë diplomatë të tjerë përfitues në Tiranë dhe vendet bregdetare. Ndikimi i këtyre njerëzve kishte të bënte me njësinë e interforcës në Tiranë, Ana Poxhi dhe Mikele Grillo janë përfshirë edhe në çështjen e Tahirit. Është hetuar herët. Kishin një kërkesë që ka shkuar dy herë, drejtuar Krimeve të Rënda, ku kërkohej të kishte dijeni nëse oficerët ishin të përfshirë në trafik droge. Ndonëse përgjigjia e Interforcës ishte, ata nuk ia përcillnin Romës, qendrës. Dhe këtu ishte edhe ish-ministri i Brendshëm edhe gjenerali të cilët investoheshin. Është historia e IMTSI Catcher më pas, e gjitha histori mafioze e sajuar me interesa të mëdha financiare dhe rrezikshmëria për ta hetuar ka qenë shumë e lartë sepse pushteti që kishte ky grup kishte fije të lidhura në Ndrangheta dhe Sacra Corona,”- tha Çollaku.
Ish-gjenerali Fabrizio Lisi u arrestua sot në Itali. Lisi ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur GDF monitoronte territorin shqiptar dhe vendi u mbulua nga kanabisi. Një investigim i RAI 3 zbuloi se ai kishte përfituar përmes lidhjeve politike në Shqipëri 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës, ndërsa në dokumentar flitej për lidhje të ngushta me Sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Lajmi kryesor: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI– Trafikun ndërkombëtar të drogës nuk e ka ndalur as pandemia. Në një intervistë për RaiNews, eksperti italian Vincenzo Musacchio tha se pavarësisht ...
GREQI- Dëshmia e 23-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, është zbardhur. Protothema shkruan se shqiptari n...
TIRANË- Dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas janë dënuar me 37 vite burg. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka dënuar dy vë...
ITALI – Një operacion anti-korrupsion është finalizuar me arrestimin e 5 personave në Itali, ku mes tyre është edhe ish-gjenerali i Policisë Financiare, (...
ITALI – Emri i Fabricio Lisit, ish-gjeneralit të Guardia Di Finanzas të arrestuar sot me 4 persona të tjerë për korrupsion dhe pengim të hetimeve na kthen...
ITALI – Ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua sot për korrupsion në Napoli nuk është një emër i padëgjuar në publikun shqiptar. Në vitin ...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj. Me anë të një postimi në...
TIRANE- Gazetarja Alba Kepi ka zbuluar detaje të reja nga arrestimi i ish-gjeneralit Fabrizio Lisi, i cili u prangos ditën e sotme në Itali në një operacion të ...
TIRANË– Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid19. një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të m...
ITALI – Ish-gjenerali i Guardia Di Finanzas në Itali, Fabricio Lisi u arrestua sot me 4 persona të tjerë në Napoli, njihet mirë dhe në Itali për karrierën...