Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Lajden Kadillit, i njohur ndryshe me nofkën “Lypeni”. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari është arrestuar nga forcat “Shigjeta”, pranë pallatit me shigjeta në Tiranë. Ka qenë forcat “Shigjeta” ato që pikasën mbrëmë një mjet që kishte ndaluar rreth 100 metra larg pallatit me shigjeta. Sapo Policia është afruar, 27-vjeçari ka dalë me shpejtësi nga makina dhe është larguar me vrap.
Policia menjëherë i është vënë pas, ndërkohë gjatë ndjekjes i riu hodhi armën e zjarri në një kosh. Ai nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë dhe u arrestua 10 minuta më vonë. Mësohet se 27-vjeçarit është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë, e cila kishte një fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.
Njoftimi i Policisë:
I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.
Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.
Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.
Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Lajden Kadillit, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “Lypeni”. Unfiromat blu bëjnë me...
ITALI- Policia italiane ka finalizuar mbrëmjen e djeshme një operacion për kapjen e grupit mafioz “Camorra”. Siç shkruajnë mediat vendase klani mafioz i ...
SHQIPËRI-Ditën e sotme do të kemi një mot të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira. Meteoalb parashikon se gjatë ditës së sotme reshjet do të jenë të pa...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë mbledhjen në Këshillit Politik, për n...
TIRANË- Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari, Lajden Kadilli, i njohur ndryshe me nofkën “Lypeni”. Mësohet se Kadilli është arrestuar pranë pallatit me shi...
TIRANË– Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi tha për Top Story se negociatat me greqinë për “Detin” janë mes dy palëve të pabarabarta d...
Kryenegociatori i ekspertëve në marrëveshjen me Italinë në vitin 1992 për shelfin kontinental Vladimir Beja sqaron për Top Story tentativat e grekëve për të gra...
TIRANË–Interesi i Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e vitit 2009 Shqipëri Greqi ka qenë i madh dhe kjo është zbuluar edhe nga një kabllogram i datës 9...
Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Mini...