Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Drake bën sërish për vete shqiptarët/ Planifikon turne në Evropë, reperi përmend edhe vendin tonë: S'kam qenë kurrë (VIDEO)
Drake, ka qenë në një trasmetim të drejtpërdrejtë në platformën, “Kick”, dhe bashkë-prezantuesi i tij kërkoi të dijë se ku ka menduar Drake të udhëtojë vitin që vjen.
18 Dhjetor 2023, 19:23Nga a.l
Drake
SHBA- Reperi i njohur Drake duket se qenka fiksuar 'keq' me vendin tonë. Pas bujës që shkaktoi në rrjet me veshjen kuq e zi dhe shqiponjën përkrenare në këngën e re ku ndër të tjera përmend edhe emrin e një vajze shqiptare që i kishte 'thyer' zemrën, Drake po mendon të vizitojë vendin tonë dhe duket se ky lajm do i çmendë fare shqiptarët.
Drake, ka qenë në një trasmetim të drejtpërdrejtë në platformën, “Kick”, dhe bashkë-prezantuesi i tij kërkoi të dijë se ku ka menduar Drake të udhëtojë vitin që vjen.
“Udhëtoni më shumë për kënaqësinë tuaj”, tha Drake.
Bashkë prezantuesi i kërkoi Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke surprizuar fansat kudo në botë:
“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë", tha ai.
Drake tregoi disa destinacione pushimesh në agjendën e tij për vitin që po vjen.
“Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake.