12 Prill 2026, 11:59
Nga E. D
Buta
KOSOVË- Reperi Betim Januzi i njohur ndryshe si Buta është arrestuar diten e sotme nga policia e Kosovës në Ferizaj. Sipas mediave të Kosovës, dyshohet se ai e ka sulmuar një person me armë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër “Eurogjigant”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor.
Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.
“Buta” në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua pas një kontrolli të policisë. Ai ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje./Dosja.al
betim januzi buta
Art&Argëtim
12 Prill 2026, 07:15
E. D
DashiKjo ditë sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të lindin mundësi...
Art&Argëtim
11 Prill 2026, 08:55
I.A
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Ben Affleck i ka dhënë Jennifer Lopez të gjithë pjesën e tij t&...
Art&Argëtim
11 Prill 2026, 07:34
I.A
Dashi Zëri juaj i brendshëm po ju udhëzon drejt rrugës së duhur dhe është e rëndësishme t’i besoni më ...
Art&Argëtim
10 Prill 2026, 07:17
E. D
Dashi
Energjia juaj është e lartë sot dhe do ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja. Në punë mund t&e...
Art&Argëtim
9 Prill 2026, 08:18
D.S
Dashi Mos u mundoni të ktheni gjithçka në një çështje më të madhe sesa duhet të jetë. Gjërat ka t&e...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 22:07
E. D
Justin Trudeau, Xav, Katy Perry
KANADA- Djali i ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Xavier, i njohur si Xav, ka folur së fundmi për t&...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 20:30
E. D
Kim Kardashian, Lewis Hamilton
SHBA- Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë ndezur thashetheme intensive për një lidhje, por vëmendja e...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 20:01
E. D
Gigi Hadid, Bella, Epstein
SHBA- Gigi Hadid ka sqaruar se pse ajo dhe motra e saj Bella Hadid u përmendën në dosjet e Epstein në ...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 19:41
E. D
PRISHTINË- Këngëtari Roland Hysi i njohur si Landi ka folur së fundmi për karrierën e tij të gjatë, industri...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 07:16
D.S
foto ilustruese
Dashi Kjo ditë sjell energji dhe dëshirë për veprim. Mund të ndiheni të shtyrë për të marr&eum...