Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Art&Argëtim
FOTO/ Publikohen fotot e para të Pirro Çakos dhe djalit të tij 1-vjeçar
Pirro Çako, 55-vjeç, është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Së fundmi ai është fotografuar në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës, ku shihet duke mbajtur në krahët e tij djalin e vogël.
19 Shtator 2022, 21:02Nga s.s
Pirro Çako
All - Paragraf - 1
TIRANË- Pirro Çako, 55-vjeç, është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai ka kompozuar shume këngë, por jetën e tij private e ka mbajtur larg mediave duke u treguar shumë i kujdesshëm.
Ai ka më shumë se një vit që është bërë baba i një djali të quajtur, Amadeus. Lajmi i ardhjes në jetë të djalit u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij. Pirro u bë baba për herë të dytë pas 3 dekadash, pas djalit të madh të quajtur Anthony.
Pirro Çako dhe djali i tij
Portali Story.al ka publikuar fotot e para të këngëtarit së bashku me djalin e tij të vogël, teksa po kalon një ditë të bukur me të dhe gruan e tij. Ai shihet duke e mbajtur në krahët e tij, teksa shëtisnin në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.
Pirro Çako, djali dhe gruaja e tij
Lidhja e dashurisë së tij u bë publike gjatë pjesëmarrjes në një darkë VIP, nga shoku i tij i ngushtë Ardit Gjebrea. Gruaja e tij punon si kancelare dhe është 20 vite më e re se ai.