Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Nga Gjermania në Kosovë me avion privat/ Azet bën gjestin e jashtëzakonshëm për fansat besnik
Ai ka përzgjedhur një grup prej 20 personash përmes Instagramit, të cilët duhej të arsyetonin se pse duhej të ishin në mesin e atyre që do të fitonin këtë eksperiencë
31 Korrik 2022, 07:17Nga A.B
Azet
KOSOVË- Fluturim me avion privat nga Gjermania në Kosovë për të përjetuar një fundjavë relaksi!
Këto janë benefitet e të qenurit fans i Azet. Reperi shqiptaro-gjerman ka zgjedhur të falenderojë në këtë mënyrë fansat e tij më besnik, duke iu siguruar një palë pushime all inclusive këtë fundjavë në Kosovë.
Ai ka përzgjedhur një grup prej 20 personash përmes Instagramit, të cilët duhej të arsyetonin se pse duhej të ishin në mesin e atyre që do të fitonin këtë eksperiencë. Përpos fansave shqiptarë në grup kishte edhe gjerman, të cilët përpos që do të qëndrojnë dy ditë me idhullin etyre, do të njohin edhe vendlindjen e reperit.
Në një intervistë të shkurtër për ‘Prive’ lidhur me këtë ngjarje, Azet tha se gjatë gjithë fundjavës ata do të jenë së bashku duke vizituar pjesë të ndryshme të vendit.