13 Prill 2026, 18:47
Nga E.d
Betim Januz
KOSOVË- Reperi i njohur Betim Januzi, i njohur ndyshe si Buta është lënë në paraburgim për një muaj, nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Bazuar në njoftimin e gjykatës, bëhet fjalë për një konflikt mes dy personave, i cili ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Kjo ngjarje ka rrezikuar jetën e personave përreth. Ndaj Butës ekziston dyshimi se ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, pasi ka qëlluar dy herë më armë.
Njoftimi i plotë:
"Ferizaj, 13 prill 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1; dhe B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1; dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se: I Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të qasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.
II Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.IIIGjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij"./Dosja.al
betim januzi kosove paraburgim
Art&Argëtim
13 Prill 2026, 07:18
E. D
DashiSot kërkohet vetëpërmbajtje. Mund të ndihesh i nxitur për të marrë vendime të shpejta, por është më...
Art&Argëtim
12 Prill 2026, 11:59
E. D
Buta
KOSOVË- Reperi Betim Januzi i njohur ndryshe si Buta është arrestuar diten e sotme nga policia e Kosovës në Ferizaj. Sipas m...
Art&Argëtim
12 Prill 2026, 07:15
E. D
DashiKjo ditë sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të lindin mundësi...
Art&Argëtim
11 Prill 2026, 08:55
I.A
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Ben Affleck i ka dhënë Jennifer Lopez të gjithë pjesën e tij t&...
Art&Argëtim
11 Prill 2026, 07:34
I.A
Dashi Zëri juaj i brendshëm po ju udhëzon drejt rrugës së duhur dhe është e rëndësishme t’i besoni më ...
Art&Argëtim
10 Prill 2026, 07:17
E. D
Dashi
Energjia juaj është e lartë sot dhe do ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja. Në punë mund t&e...
Art&Argëtim
9 Prill 2026, 08:18
D.S
Dashi Mos u mundoni të ktheni gjithçka në një çështje më të madhe sesa duhet të jetë. Gjërat ka t&e...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 22:07
E. D
Justin Trudeau, Xav, Katy Perry
KANADA- Djali i ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Xavier, i njohur si Xav, ka folur së fundmi për t&...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 20:30
E. D
Kim Kardashian, Lewis Hamilton
SHBA- Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë ndezur thashetheme intensive për një lidhje, por vëmendja e...
Art&Argëtim
8 Prill 2026, 20:01
E. D
Gigi Hadid, Bella, Epstein
SHBA- Gigi Hadid ka sqaruar se pse ajo dhe motra e saj Bella Hadid u përmendën në dosjet e Epstein në ...