“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Arta Marku tregon takimin me Ramën: Nuk ka qenë raportues, s’kam lidhje me politikën, këtë e tregoi rasti i Agim Kajmakut
13 Nëntor 2019, 09:21Nga DOSJA
Tiranë- Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme nuk me kryeministrin Edi Rama është takuar vetëm në kohën e protestave. Ajo ka theksuar se nuk i raporton kryeministrit, madje takimi ishte një emergjencë për tensionet në protesta.
“Ishte koha e protestave kur u takova me Ramën. Takimi me Ramën nuk ka qenë raportues. Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën”, ka deklaruar ajo.
Më tej ajo ka deklaruar se në 2017 si kryeprokurore nuk e ka zgjedhur politika, por ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo ka theksuar se rasti i Agim Kajmakut, i cili u shpall në kërkim, tregoi se nuk ka lidhje me politikën.
“Unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, mediatik, me kompetenca të kufizuara. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, jam atemuar në të kundërtën në çdo rast publik. Por unë kam provuar të kundërtën. rasti i fundit është një vendimarrje për kryetarin e bashkisë Vorës, nuk është një tregues i vogël, tregova që nuk kam varësi nga Policia. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kam bërë detyrën ashtu siç unë dita bëjë. Jam zgjedhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve por jo mbështetje politike”, është shprehur Arta Marku.
Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Një ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar kundër transgjinorit në Tiranë, me emrin Anxhela. Në një reagim në rrjetet soc...
Tiranë- Arta Marku para KLP-së ka deklaruar se në punën e saj si Prokuroe e Përgjithsme nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e publikut. Kjo sipas saj për...
Tiranë- Flet Arta Marku para KLP-së për garën për kryeprokuror. Ajo ka deklaruar para KLP-së se puna si Prokurore e Përgjithshme s’ka qenë e lehtë dhe se ka pun...
SHQIPËRI– Moti i keq ka sjellë pasoja në të gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe...
Tiranë- Banorët e Astit mëngjesin e sotëm ka shkruar te banesat e tyre që tashmë janë shembur. Ata janë ulur mbi rrënoja dhe nuk i kanë ndaluar akuzat ndaj sht...
SHQIPËRI– Moti i keq ka sjellë pasoja edhe në Gjirokastër e Tepelen dhe në fshatrat përreth tyre. Mësohet se në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet e q...
VLORË– Moti i paqëndrueshëm dhe me shira të shumtë ka sjellë proleme edhe ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se është pezulluar lundrimi i anijeve ...