"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Nuk është në masën e duhur”, Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë kryerjen e testimeve masive p
26 Qershor 2020, 10:13Nga DOSJA
TIRANË -Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të nisë testimet masive për COVID-19. AP ka konstatuar se testimi nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme, por është i kufizuar. Nëpërmjet rekomandimit të dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, AP ka kërkuar njëkohësisht më shumë transparencë në lidhje me sasitë e tamponëve dhe kapacitetin e testimeve.
Njoftimi i plotë
AVOKATI I POPULLIT KËRKON NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË GARANTIMIN E TË DREJTËS SË QYTETARËVE PËR TESTIM NË KUADRIN E PANDEMISË SË COVID-19 Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë me anë të një rekomandimi që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19. Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazen e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri. Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së. Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.
Testimi masiv ka qenë gjithashtu kërkesë e Partisë Demokratike. Ndërkohë autoritet ndërkohë kanë vendosur që të ndjekin metodën e ndjekjes epidemiologjike.
Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme MSH njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë. Barometri i Ballkanit i kët...
TIRANË– Adjola Lakra, 26 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, m...
FIER-Së fundmi janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier dhe 1 rast i ri në Roskovec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 i ri i ardhur nga Anglia,...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje sipërmarrjeve turistike dhe pushuesve që gjatë sezonit turistik të zbatojnë masat anti...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sërish online paraditen e sotme për të miratuar emërime të reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë të infektuar me COVID-19, të cilët merrnin mjekim në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë...
SHQIPËRI- 2 viktima përgjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, njofton se viktimat janë dy pa...
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me problemin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë 1 vit pa diploma, si pasojë përplasjeve me...
TIRANË- Shtëpia e Nexhmije Hoxhës më në fund do të prishet! Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar paraditen e sotme një aksion për ...