All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Balluku-kompanisë koncensionare: Valëvisni flamujt kinezë, do dilni para ligjit

10 Prill 2019, 20:54 Nga DOSJA
Balluku-kompanisë koncensionare: Valëvisni flamujt kinezë, do
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka reaguar një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove. Në një deklaratë për shtyp, Balluku i quan pehlivanë që valëvisin flamuj kinezë koncesionarët.

Ministrja thekson se ata do të dalin përpara ligjit për t’u përballur me të gjitha përgjegjësitë në lidhje me grabitjen.

Deklarata e plotë

Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!

Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?

Por koha e fjalëve mbaroi!

Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq! Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!

Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer.

Grabitja spektakolare e 10 milionë eurove ndodhi një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas kompania koncencionare belinda balluku grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas kompania koncencionare

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen