Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëri- Pas një urdhri të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bankat kanë filluar të njoftojnë klientët e tyre për procedurat që duhet të ndjekin për shtyjen e pagesës së kësteve të kredive.
Në njoftimet e tyre thuhet se duhet bërë kërkesë dhe më pas është banka ajo që e merr vendimin, nëse pranon të shtyhet pagimi i kësteve.
Për të bërë kërkesën nuk është e nevojshme që të paraqitesh në bankë, pasi mund të kontaktosh me email, me sms, apo me shkresë zyrtare, duke paraqitur arsyet e mossshlyerjes dhe më pas banka do të kthejë përgjigje brenda 3 ditësh për vendimmarrjen e saj.
Sipas njoftimit të disa bankave:
Çdo klient i cili pretendon që në situatën COVID-19 nuk ka aftësi pagimi dhe kërkon të shtyjë pagimin e kësteve duhet që:
Më pas banka thotë se do të shqyrtojë çdo kërkesë të ardhur nga klientët dhe pas një analize do të marrë vendimin e saj brenda 3 ditë pune. Përgjigjja më pas do t’iu komunikohet klientëve në formë zyrtare.
Banka në njoftimin e saj thotë se nuk do të ketë nevojë për amendime apo shtojca kontratash dhe se do të zerojë penalitetet për vonesat gjatë periudhës së përcaktuar për të gjithë klientët e portofolit të kredisë, ndërkohë që interesat dhe principali do të vazhdojnë të gjenerohen normalisht.
Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko firmosën dy ditë më parë urdhrin për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për bizneset dhe individët deri në datën 31.05.2020 për të gjithë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.
Sipas urdhrit, kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
Bankierët pohojnë se bankat ishin vënë në lëvizje duke kontaktuar klientet e tyre pas Vendimit të marrë nga Banka e Shqipërisë pak ditë më parë për të krijuar kushtet e flexibilitetin në marrëdhëniet e tyre me klientët.
Një pjesë e mirë e bankave, po promovojnë fort shërbimet online dhe kontaktet në distancë edhe për këtë komunikim, në mënyrë qe te evitohen kontakte fizike dhe ekspozim të stafit ndaj rrezikut të Coronavirusit!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Guvernatori i BSH ka thënë se është e pamundur që afati i kësteve të kredive të shtyhen me 1 vit siç kanë bërë disa vende të tjera pasi do e...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka sqaruar sot vendimin e marrë prej tij dhe Kryeministrit Edi Rama për shtyrje të kredive me tre mua...
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur sot për COVID-19 dhe për atë që ndodh tek Invektivi me pacientët e prekut nga virusit. Në një intervisrtë n...
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kundër COVID-19 dhe të mos thonë se “jemi shqiptarë e nuk kemi frikë...
TIRANË – Emisioni “Historia ime” në Tv Klan e vendosi sërish fokusin tek gjendja e krijuar në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. E ftuar në studi...
ELBASAN- Shqipëria për gati një javë është një karantinë dhe qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë. Por kjo ka sjell probleme për fa...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero u ka bërë sot apel qytetarë që të dëgjkojnë këshillat e tij dhe shtoi se virusi mund të zhduket pas katër muajsh. I ftuar sot ...
TIRANË- Disa përfaqësues shoqatash biznesi po ulërasin për ndihmë në Tiranë për shkak të mbylljes së pjesës dërrmuese të aktivitetit ekonomik nga kriza e p...
TIRANË– Në të gjithë vendin, vetëm në një ditë dhe konkretisht në datën 18 mars rezulton të ketë kërkuar ndihmën e policisë për t’u mbrojtur nga dhun...
TIRANË– “Kriza në të cilën po kalojmë dhe karantina mund të krijojë fatkeqësisht një tokë pjellore për rritjen e dhunës në familje,” thuhet në një de...