LIVE UPDATES
Politike

Basha akuza ndaj Kryeministrit: Rama në ankth nga humbja e zgjedhjeve, përdor fatkeqësinë si fushatë, pandemia nuk pengon n

30 Nëntor 2020, 20:41 Nga DOSJA
Basha akuza ndaj Kryeministrit: Rama në ankth nga humbja e zgjedhjeve,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe sipas tij kje e shtyn Ramën të përdor fatëkeqësinë natyrore. i ftuar në Abcnews ka thënë se zgjedhjet janë njëherë në 4 vjet dhe se masat për rindërtimin dhe ndihmën për familjet që janë të prekur nga tëmeti duhet të merren që tani. Basha shton se fëmijët duhet të hanë natë për natë, duhet të ushqehen ditë për ditë, duhet tu blihen këpucët mjaftueshëm në kohë që mos shkojë me balloma të grisura në shkollë, duhet të kenë libra, dhe për këtë sipas tij koha nuk pret.

Pjesë nga Intervista 

Fatos Hakorja: Pyetja është kur të qëllojë fushata elektorale do japi çelësat dhe do krijojë perceptimin që është një qeveri e cila punon, që është një qeveri e cila zgjidh disa halle njerëzish se ndoshta në shportën e madhe, dhe po tregohem pak cinik në artikulim, në shportën e madhe të zgjedhësve nuk është se luajnë ndonjë peshë të madhe por në perceptimin publik ku sot politika është PR, është marrëdhënie me publikun, është në rrjete sociale, etj, krijohet përshtypja që qeveria bëri ç’ishte e mundur me disa kulme siç ishte Konferenca e donatorëve dhe siç ishte tek e fundit dhënia e shtëpive, e çelsave, se kanë filluar ta bëjnë..

Lulzim Basha: E kuptoj. Si me tërmetin, si me pandeminë mendoj që një qasje e tillë do të ndëshkohet nga qytetarët. Pse? Ti nuk mund ti thuash njerëzve që prit të vijë Janari dhe unë do të të jap ty një ndihmë për familjet në nevojë ekonomike, ka futur dyfishimin e ndihmës ekonomike, po mirë deri në Janar këta fëmijët do hanë? Apo nuk do të hanë? Këta të sëmurët do blejnë apo s’do blejnë medikamente për COVID që ju shkon shpesh herë sat ë ardhurat vjetore familjare. Pra këtu ka një cinizëm të pa shpirt, këtu ka një pandjeshmëri totale. Duket qartë që këtu ka pra një nxitim elektoral apo një ankth elektoral. Mirë po dakord zgjedhjet janë një herë në 4 vjet po shqiptarët nuk hajnë një herë në 4 vjet, fëmijët duhet të hanë natë për natë, duhet të ushqehen ditë për ditë, duhet tu blihen këpucët mjaftueshëm në kohë që mos shkojë me balloma të grisura në shkollë, duhet të kenë libra, në ç’muaj do të kenë ilaçe, pensionistët duhet të kenë ngrohje, duhet të kenë mbështetjen minimale gjatë dimrit. Për këto kush mendon, kush e ka detyrën të mendoj për ta, e kujt është përgjegjësia? Sigurisht e qeverisë dhe shqetësimi që ne kemi ngritur është çfarë po bëhet sot me këta njerëz? Çfarë do të bëhet me këta njerëz javën e ardhshme? Çfarë do të bëhet me ta deri më 1 janar? Çfarë do të bëhet deri më 31 janar ku ndoshta, ndoshta do fillojnë të bëjnë fjalën sepse kemi dhe një realitet tjetër që tjetër gjë thuhet tjetër gjë bëhet. Pra për mua e kundërta është problemi. Ankthi elektoral i Edi Ramës, ankthi nga zgjedhjet e ardhshme nga përballja me gjykimin popullor po e shtyn drejtë instrumentalizimit edhe të asaj që me çdo kodë njerëzor në radhë të parë por edhe politik nuk duhet të instrumentalizohet, siç janë familjet që janë akoma në çadra, siç janë të sëmurët COVID, siç janë gjendja në kolaps e spitaleve në Shqipëri.

Endri Xhafo: Zoti Basha nëse kolegët nuk kanë një pyetje tjetër për këtë çështje.

Fatos Hakorja: Edhe diçka. Dua ta vazhdoj pak pyetjen e koleges sepse është shumë interesante.

Lulzim Basha: Po patjetër.

Fatos Hakorja: Supozojmë që ju vini në pushtet në 25 prill. Të gjitha këto familje që janë të dëmtuara nga tërmeti dhe janë akoma në çadra nuk i kanë marrë akoma shtëpitë, në qeverisjen tuaj sa kohë do duhen që të gjithë të strehoen? Pra kur këto shqiptar që janë të pastrehë që Edi Rama i ka lënë pas dore të braktisur kur do të jenë në shtëpi të gjithë?

Lulzim Basha: Unë ju garantoj për një gjë, që këtë do ta konsiderojmë siç është në të vërtet një problem katastrofe totale pavarësisht se ka prek kryesisht zonën që përmenda të Durrësit, të Krujës dhe të Kurbinit dhe rrethinave të Tiranës dhe si e tillë do kërkojmë masa të shepjta emergjence. Masat e para që do të ndërmerren është që nuk do të ketë familje në çadra brena muajit të parë , të marrjes së përgjegjësisë nga qeveria e ardhshme. Dhe kjo është lehtësisht e bëshme. Unë përmenda një shifër e cila është, do të thoja maksimumi që duhej për të blerë kontenier mjaftueshëm për të gjitha familjet.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 30 Nëntor 2020, 20:11

TIRANË- Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut. Firmosja e nj...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta