Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike është pasuar nga reagime të shumta. E para që e nisi ishte Grida Duma, një prej personave që doli kundër Bashës së fundmi. Nga ky çast, Partia Demokratike, sipas Dumës të vetmit aksionerë do të ketë demokratët. Pas saj erdhi dhe reagimi i Salianjit, i cili është shprehur se uron që e gjitha kjo të mos jetë një truk për të shuar rrëmujën në PD. Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi demokratët që të bashkohen. Ndërsa Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk e njeh dorëheqjen e Bashës. Vetë Belind Këlliçi është shprehur se Basha është larguar thjesht nga zyra me vendimin e sotëm, pasi si kryetar është shkarkuar. I pyetur nga Dosja.al nëse do të garojë për postin e kreut të PD-së, ai tha se për momentin është i fokusuar në ringritjen e partisë. Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i shkarkuar që prej kuvendit të 11 Dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Baçi shkruan se veprimi që Basha ka bërë sot duke deklaruar dorëheqjen ishte një hipokrizi nga ana e tij për të tërhequr vëmendje.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka respektuar vendimin e Bashës, por ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe Berisha. Vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj lexoi qëndrimin zyrtar në një deklaratë për mediat dhe tha se vetëm me distancimin e Berishës, PD-ja mund të bashkohet dhe të shkojë në zgjedhje për të pasur një kryetar të ri. Kësaj deklarate iu përgjigj dhe grupi i Rithemelimit me një reagim të fortë! Rithemelimi i PD-së mendon se nuk është koha për këto deklarata me ultimatum që thellojnë ndasitë mes demokratëve, por për bashkimin e tyre.
Nuk mungon as reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në faqen zyrtare, ambsada shkruan se e respekton vendimin e marrë nga Basha dhe se kjo gjë tregon se ai ka vendosur interesat e partisë mbi ato personale. Ambasada Italiane, Britanike e evropiane gjithashtu e kanë përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen. Në postime në rrjetet sociale, ambasadat shkruajnë se në PD tani po hapet një fazë e re dhe se shpresa është që partia të kapërcejë vështirësitë aktuale. Gjithashtu shkruhet se tani duhet të zgjidhet një lidership i ri me proces demokratik dhe transparent. Partia Popullore Evropiane ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Tëitter, PPE shkruan se ata kanë falenderuar Bashën për përpjekjet që ka bërë për vendin si dhe për PD-në. Gjithashtu ata shkruajnë se lufta për korrupsionin, forcimi i shtetit si dhe pavarësia e drejtësisë mbeten në axhendën politike shqiptare.
Jozefina Topalli nuk e kurseu ironinë dhe tha se ky vendim nuk ishte një ‘ngrirje’ si në vitin 2017, por një ikje përfundimtare e Bashës. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen si deputet, pasi si kryetar e kishin shkarkuar. Ish-ministri Genc Pollo ka deklaruar se lajmi i mirë për demokratët sot do të ishte lagrimi i Bashës nga zyra në respekt të rregullave. Me anë të një postimi në Facebook, Pollo shkruan se, kjo gjë do e unifikonte plotësisht PD-në. Ai ka shtuar se loja me hapa pas e me dorëheqje me kushte janë vazhdim i refuzimit të parimeve demokratike. Ish-presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga PD-ja është akti i fundit mjeran i tij. Me anë të një postimi në Facebook, Nishani shkruan se tani është koha e bashkimit të demokratëve. Ai gjithashtu shkruan se anëtarët e PD-së nuk mund të shpërfillim vullnetin e demokratëve më 11 dhjetor, pasi gabimin e bëjnë në kurriz të demokratëve. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës është një lojë e shëmtuar. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Mcn Tv, ai tha se Basha ka qenë dhe është me mison në Partinë Demokratike për ta shkatërruar atë dhe për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Edhe Çlirim Gjata e ka konsideruar një tallje dorëheqjen e Bashës. I ftuar në “Opinion”, ai tha se kryetar i PD-së bëhet vetëm ai që e mund ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e konsideruar atë një Rocky Balboa.
Të vetmit të zhgënjyer ishin krerët e degëve. Ata janë shprehur se ndihen të tradhëtuar nga dorëheqja e Bashës dhe kanë kërkuar një shpjegim për marrjen e këti vendimi. Basha u dorëhoq këtë pasdite, nëntë vite pas futjes së tij në Partinë Demokratike, që nga viti 2013, kur ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të distancohej pas humbjes në zgjedhje përballë kryeministrit actual Edi Rama. Vendimin e tij Basha e komunikoi në një mbledhje me strukturat e PD-së, që po transmetohej drejtpërdrejt në media.
Reagimet e plota:
Grida Duma: Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!
Ervin Salianji: Dorëheqja ishte vendimi i duhur, por i vonuar. Shpresoj të mos jetë një truk dhe të kemi një mundësi reale që Partia Demokratike të mos ecë përpara dhe të vijmë në të njëjtat përfundime
Belind Këlliçi për Dosja.al: Z. Basha sot thjesht u largua nga zyra dhe nuk u dorehoq nga asnje funksion, pasi qe prej 11 dhjetorit 2021 eshte i shkarkuar nga Kuvendi Kombetar i PDSH. Kaq e thjeshte. S’ka asnje gare aktualisht. Jam i fokusuar tek ringritja e Pd dhe riorganizimi ne çdo qytet.
Jozefina Toaplli: U ngri për së dyti. Por nuk ka më 2017
Nard Ndoka: Lul, si kryetar të kishin shkarkuar, dorëheqjen jepe si deputet. Hapi rrugen edhe Bumçit!
Luan Baçi: “Basha dorehiqet” jo ! Basha eshte i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota te delegateve te kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anetare te PD! Basha duhet te ishte larguar nga zyrat e PD koh me pare dhe mos te pengonte aktivitetin normal te PD! Demi qe i ka shkaktuar PD eshte i pallogaritshem! Trumbetimi i veprimit te sotem si ” Doreheqje” apo nje “Hap pas” per ” te miren e demokrateve” eshte hipokrizi, per te terhequr vemendjen dhe per te rikoperuar diçka nga ajo qe mund te ket mbetur! Asgje ska mbetur, per tu rikuperuar, veprimi i tij i sotem eshte i detyruar, nga presioni i demokrateve, ai eshte i vetem, pa mbeshtetes dhe pa dinjitet! Ai perseri do te vazhdoj, te imponohet, te fitoj ndonje pik, per ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se eshte i vlefshem! Thjesht duhet te largohet nga zyra, dhe te kerkoj falje demokrateve per te gjithe demin qe ka shkaktuar!
Genc Pollo: Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara. Lojrat me “hapa pas” e me „dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar. Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale.
Bujar Nishani: Lulzim Basha tentoi të luajë sot aktin e fundit të lojës së tij mjerane për ta kthyer Partinë Demokratike në fasadë-opozitë, lodër në duart e Edi Ramës. Fatin e Partisë Demokratike e kanë marrë tashmë në dorë demokratët, anëtarët e asaj partie, ata që bëjnë të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është shkarkuar nga detyra e kryetarit prej anëtarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin historik Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.
Ata të cilët vijojnë të injorojnë, shpërfillin dhe refuzojnë vullnetin dhe vendimet e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, Referendumin e 18 dhjetorit, votimet e 6 marsit, bëjnë të njëjtin gabim që kanë bërë deri sot në kurriz të demokratëve. Sot është koha e bashkimit të të gjithë demokratëve në proçesin e ringritjes së Partisë Demokratike nisur më 11 dhjetor 2021, për ta bërë atë parti më të hapur, më të fortë, më të bashkuar! Skenarët mjeranë të rregjimit për asgjesimin e PD, opozitës, pluralizmit, kanë marë fund. Deputetët e zgjedhur nga elektorati i Partisë Demokratike, sot më shumë se më parë duhet të bëhen bartësit më kryesorë të vullnetit politik të demokratëve, shprehur që prej 11 dhjetorit deri më 6 mars. Tashmë ka vetëm një proçes, një platformë bashkimi, një shtëpi të madhe të përbashkët, rindërtimi i së cilës ka në themelin e saj votën e lirë për gjithseicilin. Cilido që do të vijojë ta minojë rithemelimin e Partisë Demokratike, do të ketë dështimin e rradhës.
Arben Ristani: Kush e mori vendimin? Unë në mënyrë të përsëritur kam thënë se Basha është me mision ka qenë me mision dhe vazhdon të jetë brenda misionit të tij për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur Ramën në pushtet dhe duke bërë gati mandatin e katër për të. Është me mision. Deri sot nuk ke tjetër drejtues që të ketë mbajtur 3 mandate. Ke dhe shembuj të rekrutimeve sa të duash dhe shembujt e misionit i cili po vazhdon në mënyrë konstante. Basha ka qenë dhe është me mision për të prishur Partinë Demokratike. Nuk mund ta vazhdonte në të njëjtën mënyrë misionin dhe bëri këtë veprim që bëri sot duke treguar që është një cen me hile sepse nuk ishte një dorëheqje duke marrë përgjegjësi për humbjet që i ka dhënë PD, nuk mori asnjë përgjegjësi dhe bën këtë lojë sipas të cilës përcaktuan dhe kryetarin që do e zëvendësoj pa respektuar as atë statut që pretendojnë se kanë. Ai politikisht është i shkarkuar, por me të vetën është duke bërë njëlloj loje. Kush janë organet drejtuese statutore të partisë, grupi parlamentar është për parlamentin por nuk ka kompetenca të marrë vendime për partinë. Ata dhe lojën që luajnë e luajnë në mënyrën karagjoze
Çlirim Gjata: Këto janë tallje, janë tallje, hile të gjitha, kryetari i vërtetë i Partisë Demokratike është ai që mund Sali Berishën, është Rocky Balboa ai zotëri, do luftosh me Rockyn që të shpallesh kampion bote, do Lufton me Berishën për PD-në. Kush ia jep të drejtën atij që të dalë e të flasë në emër të bashkimit. Në emër të Bashkimit, të vijë tek shumica ai.
Grupi parlamentar i PD: Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e doreheqjes se kryetarit te PD ne funksion te zgjdhjes se problematikës, qe ka shkaktuar nje përçarje të thellë nga qendra në bazë. Grupi parlamentar i ben thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA. Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociauar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat pergjegjese per te pranuar nje grup te epp per te lehtesuar ndermjetesimin. Grupi vlereson se pas dakordesise i hapet rruga per: A-Ndermarjen e nje fushate ndergjegjesuese ne baze per bashkim B-Pergatitjen e partise per zgjedhjet lokale C- Pergatitjen e kushteve te nevojshme per zgjedhje menjehre pas zgjedhjeve lokale.
Grupi i Rithemelimit të PD: Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie. Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve. Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Salianji: Rikandidon Basha? Unë jap dorëheqjen, s’e ndjek dot më këtë punë…
Marku: Berisha të vijë në krye të PD! Zgjedhje të lira s’ka bërë kurrë, ka rrah dhe njerëz
Shpërthen Gjata: Kjo është tallje! Berisha është Rocky Balboa, mund atë që të marrësh PD!
Dorëheqja e Bashës, PPE: Është e rëndësishme që të forcohet shteti i së drejtës
Dorëheqja e Bashës, Nishani: Akti i fundit i lojës së tij mjerane, është koha e bashkimit
“Largoni Berishën”, Rithemelimi-Alibeajt: S’është koha për ultimatume e blofe!
Basha u dorëhoq, Kryemadhi: E prisnim që pas 6 marsit, Berisha s’besoj se ka ndikuar…
Dorëheqja e Bashës, Ambasada britanike: Çdo demokraci ka nevojë për opozitë të fortë
Salianji shpjegon deklaratën: Pse mendoj që Basha bëri truk, ky është fundi…
Kërkesa për tërheqjen e Berishës, Shehu: Nuk quhet demokrat ai që pezullon kolegun
Dorëheqja e Bashës, Pollo: Loja me ‘hapa pas’ është refuzim i parimeve demokratike
Washington Post jehonë dorëheqjes së Bashës: Gjithçka erdhi pas shkarkimit të Berishës
Dorëheqja e Bashës, BE: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë
Dorëheqja e Bashës, Bardhi: Drejtimin e PD-së e merr Alibeaj
Dorëheqja e Bashës, Ambasada Italiane: Respekt, tani ka shpresë që PD-ja të kalojë krizën
Basha u dorëhoq, Alibeaj thirrje Rithemelimit: Largoni Berishën, të shkojmë në zgjedhje
Dorëheqja e Bashës, VOA: Përplasja me Berishën solli fundin e tij në krye të PD-së
Basha u dorëhoq, ambasada amerikane: Respekt! Vendosi interesat e partisë mbi të tijat
Dorëheqja e Bashës, krerët e PD-së në Kombinat, Mat dhe Dibër: Jemi të tradhëtuar
Dorëheqja e Bashës, Grupi i PD-së thirrje Rithemelimit: Të tërhiqet edhe Berisha
Dorëheqja e Bashës, Baçi: Ishte i shkarkuar, veprimi që bëri sot ishte hipokrizi
Dorëheqja e Bashës, Ndoka: E kishin shkarkuar, tani t’i hapë rrugën Bumçit tani
Dorëheqja e Bashës, Topalli: U ngri për së dyti, por nuk ka më 2017
Basha u dorëhoq, Këlliçi: Iku nga zyra, është shkarkuar! (Do kandidojë për kreun e PD?)
Lulzim Basha dha dorëheqjen, Berisha: Të Bashkohen demokratët
Basha u dorëhoq, Salianji: Vendim i vonuar, uroj të mos ketë truke….
Basha u dorëhoq, vjen reagimi i Grida Dumës
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHIJAK- Pamjet e mëposhtme janë nga groposja që po u bëhet pulave të ngordhura për shkak të gripit të shpendëve. Në video shihen mijëra pula që po groposën me s...
LEZHË- 5 autobusë me afganë janë larguar sot nga Shqipëria. Mësohet se afganët e larguar ishin stacionuar në Lezhë, ku dhe kanë qëndruar për disa muaj.Ende...
TIRANË- Zvëndësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka deklaruar se të gjitha pulat e ngordhura janë groposur. Gjatë një komunikimi për mediat, Gjeci tha se ...
BERAT- Drejtoresha e Kadastrës në Berat është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Osjana Zaimi mësohet se ka pësuar aksident në lagjen Uznovë në Berat. Ajo në makinë ...
GJIROKASTËR– Shumë pika të furnizimit me pakicë të karburanteve në Gjirokastër kanë mbyllur sot aktivitetin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ars...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen nga detyra të kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha s...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje deputetëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së që të ofrojnë të njejtin mekanizëm për...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e marrë nga Lulzim Basha për tu dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike....
TIRANË– Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i ka bërë thirrje publike grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratik...
TIRANË– Kryetari në ikje i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook deklaratën zyrtare të grupit parlamentar të ...