Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se në vendin tonë ka një grusht njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, e lodhur dhe e varfër. I ftuar në “Përballë”, Basha tha se ai vetë nuk do ta lejojë këtë gjë, që situata të vijojë siç tregohet në sondazhe ku 70% e shqiptarëve do ta linin vendin po tu jepej mundësia.
Basha tha se Rama bredh nga Jugu në Veri e Veriu në Jug dhe merret vetëm me Opozitën, ndërkohë që vetë nuk di ku i ka 300 mijë vendet e punës
Pjesë nga biseda
Lutfi Dervishi: Fitoni zgjedhjet sipas jush?
Lulzim Basha: Zgjedhjet e 25 prillit i takojnë shqiptarëve. Ka një grusht që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, ku është të varfër, të pashpresë, të lodhur, të pavendosur, plot dyshime dhe gati për tu larguar nga vendi, siç tregojnë sondazhet 70% e shqiptarëve po t’ju jepet mundësia e lënë Shqipërinë. 95 në 100 studentë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Kjo është status cuo-ja që ju leverdis një grupi njerëzish, të cilët sot e konsiderojnë veten e tyre zot të gjithçkaje, të naftës, të bregdetit, të buxhetit, të tenderëve, të tokave, të pyjeve, të kullotave, të gjuetisë, të peshkut, të mishit, të eksportit, të importit. Pra një grusht njerëzish, një pakicë absolute kërcënon se do të marrë peng edhe katër vjet të tjera Shqipërinë dhe simbol i kësaj është një njeri që katër vite me radhë ka patur pushtet më shumë se çdokush në këto 30 vite, madje se çdokush që në kohen e Enver Hoxha dhe sot nuk ka një bilanc për të dalë para shqiptarëve.
Bredh nga jugu në veri, merret gjithë ditën me opozitën, merret me programin tonë, merret me mua personalisht, çfarë kam veshur, si jam veshur, sa piper i hedh gjellës vetëm e vetëm mos t’i japi përgjigje të vetmes pyetje që duhet t’i jepte përgjigje pas 8 vjetësh kryeministër. Çfarë bëre me programet, me planet dhe me premtimet e tua? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ta zbuloi pandemia se në çfarë gjendje është .Ku e ke uljen e taksave për 97% të shqiptarëve? Dhe shumë e shumë premtime të tjera se nuk kam ndër mend të zgjatem. Për ta kolauduar, është fare e qartë se zgjedhjet janë të shqiptarëve dhe zgjidhjet do të jenë për shqiptarët. Zgjedhja është fare e qartë, të qëndrojmë edhe 4 vite kështu siç jemi, që është fatale për ne, është fatale për rrugëtimin tonë drejt Europës që në fakt është garancia e vetme për një stabilitet ekonomik, financiar dhe demokratik të vendit dhe të familjeve shqiptare. Dhe rruga e vetme për të ndryshuar është largimi i Edi Ramës. Nuk mund të ndryshojë Shqipëria dhe këtë e di tashmë edhe kupola më e lartë socialiste. Pa u larguar Edi Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë as idenë më të vogël që do të ndryshojë diçka, gjërat do të mbeten siç janë dhe do të shkojnë më keq për shqiptarët.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve dhe infermierëve që të votonin për Partinë Demokratike më 25 prill. I ftuar n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijoi edhe sot sagën e nisur me drejtuesin politik të Vlorës, Damian Gjiknurin, të cilit i kërkoi ta bënte ‘tërmet’. Sot, tek...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se aktivitetet e tij janë të organizuara me masa anti-Covid dhe se njerëzit mblidhen spontanisht. I...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka kryer një vepër penale me kërcënimin që u bëri mesuesve dhe infermierëve ...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se do të ndikojë si kryeministër në dy fusha kruesore të cilat janë liria e medias dhe statusi i gazetari...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar edhe ndryshimet e Partisë Demokratike me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Basha tha se të dyja ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe njëherë thirrje Opozitës që të ndalë mitingjet me grumbullime të qytetarëve. Në një status në profilin e...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur dhe ka pasur një debat të fortë me me anëtarin e Komisionit Rregullator të propoz...
GJIROKASTËR– Kandidati i dytë në listën e PS-së në Gjirokastër, Laert Duraj ka zhvilluar një takim elektoral në ambientet e jashtme të shkollës se Bashkuar...
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me kandidaten për deputete në Durrës, Milva Ekonomi ditën e sotme. Teksa po udhëonte me makinë në mes...