"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Basha komenton takimin Rama-Vuçiç e Zaev në Shkup: Një protagonizmi e tepruar, kanë dëshirë për të dalë në foto bashk
29 Korrik 2021, 14:36Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisëe Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar Forumin Ekonomik të zhvilluar sot në Shkup, ku mori pjesë Edi Rama, së bashku me Aleksandër Vuçiç e Zoran Zaev.
Në prononcimin për mediat, Basha tha se takimi i sotëm nuk prodhoi asgjë përvec se një protagonizëm të tepruar, një film që sipas tij shqiptarët e kanë parë e stërparë. Ai u shpreh se nuk pa asnjë nga takimi veç dëshirës së liderëve për të bërë foto me njëri tjetrin.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Nuk e kuptojmë pse po bëhen këto takime, e një protagonizmi të tepruar. Që lëvizja e lirë të funksionojë t’i japim fund hiprokrizisë të punohet për njohjen e ndërsjelltë dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi e kërkesë e të gjitha vendeve. Kanë dëshirë për të dalë e për të bërë fotografi s’është çudi po të kursejnë një film të parë e stërparë për shqiptarët. PD e ka mbështetur e mbështet dialogun por s’kemi lënë dilemë për përfundimin e tij, që është njohja e ndërsjelltë. Në prani të kreut te komunës së Bujanovcit, asnjë takim s’mund të shërbejë si alibi për t’i ikur detyrimeve kushtetuese për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku janë. Në Bujanovc shqiptarët cregjistrohen në mënyrë të paligjshme për të bërë një spastrim luginës së Preshevës. Nuk di sa kohë i ka kushtuar Rama këtij problemi me mikun e tij Vucic, por nëse ka folur na e ka mbajtur shumë sekret
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas takimit që pati me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, ku u sh...
SHKUP– Prestigjozja Financial Times ka komentuar Forumin Ekonomik Rajonal të mbajtur paraditen e sotme mes tre lidërve ballkanik, Edi Ramën, Aleksandër Vu&ccedi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, i cili përfundoi misionin e tij diplomatik.Në një po...
SHKUP– Kryeministri Edi Rama është lodhur shumë në Forumin e Ekonomisë. Aq shumë saqë ka nisur që të bëjë fiskulturë teksa po mbanin një konferencë për sh...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka theksuar se të gjitha palët politike duhet të pranojnë gjetjet e raportit të OSBE...
TIRANË– Bojken Abazi ka reaguar për Forumin Ekonomik që po zhvillohet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, takim i cili përkon në të njëjtën datë nga Konf...
Politike29 Korrik 2021, 11:39
TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...
SHKUP– Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar me qetësi mungesën e Kosovës, Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit në Forumin Ekonomik që po zhvillohet n...