LIVE UPDATES
Politike

Basha thirrje socialistëve të Librazhdit: Nuk ju lidh asgjë me hajdutët, bashkohuni me ndryshimin!

11 Prill 2021, 15:13 Nga DOSJA
Basha thirrje socialistëve të Librazhdit: Nuk ju lidh asgjë me

LIBRAZHD– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen duke shtuar se etja për ndryshim shihet tek dështimi i këtyre 8 viteve në qytetin e Librazhdit. Sipas tij, qeverisja e Partisë Socialiste e ka shndërruar Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike është në duart e vetëm 5 njerëzve të pushtetit dhe librazhdiotët u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

Mirë se ju gjejë! Nga zemra faleminderit për këtë pritje! Zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra, kudo që kam shkuar këtë javë, nga jugu në veri, një gjë është fare e qartë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, datën kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. 25 prilli nuk është dita e politikanëve, është dita e popullit, dita e qytetarëve, është dita kur ju vendosni me votën tuaj për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të zgjidhur hallet dhe problemet të cilat ju janë bërë kapicë, për të hequr një herë e mirë lakun nga qafa lakun e varfërisë, e pamundësisë, për të ndaluar largimin e rinisë së Librazhdit dhe për ti dhënë rinisë së Librazhdit, rinisë që në ditët më të errëta të diktaturës i dha shqiptarëve shembujt e kurajos dhe të trimërisë, rinisë së talentuar të Librazhdit për ti dhënë mundësi për punë, për arsim, për mirëqenie. Në këtë qytet, në këtë trevë e cila ndonëse ndodhet në mes të kufinjve natyrorë e anës lumenjve, është e diskriminuar, e varfëruar, e vjedhur, e abuzuese. Tetë vite të vështira keni kaluar, dhe unë kam qenë në shtëpitë tuaja, në sipërmarrjet tuaja, tek fermerët e Librazhdit, tek të papunët, tek gratë dhe nënat e Librazhdit të cilat iu them sot e ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen, e di se papunësia iu ka goditur më rëndë. Është emocion i madh ta shoh Librazhdin sot kështu sepse ju thash pak më parë shqiptarët janë të etur për ndryshim, Shqipëria është e etur për ndryshim po askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Dhe këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike ku gjithçka u përqendrua në duart e vetëm 4 apo 5 njerëzve të pushtetit dhe të gjithë u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi. Etja ndihet më shumë në shkretëtirë, sot 8 vite me rrallë Librazhdi është shkretëtirë, pa zhvillim ekonomik, pa mundësi, me fermerë të rrënuar ndaj etja e një populli për ndryshim është më e madhe. Masivisht me 25 prill dhe thirrje të veçantë kam sot jo vetëm për ata që janë bashkuar në këtë rrugëtim prej javësh e muajsh, për të gjithë ju që mbushni sheshet, për këtë energji të jashtëzakonshme dhe për shpresën e besimin se fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja juaj. Por thirrja ime e veçantë i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit atyre që nuk i lidh gjë me hajdutët e Librazhdit, ata që ndihen njësoj si ju, ata që janë varfëruar njësoj si ju, ata që ndryshe nga shumë prej jush ndoshta kanë besuar, ndoshta kanë besuar tek premtimet e 8 viteve dhe sot janë dyfish të zhgënjyer. Bashkohuni për ndryshimin, bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. 2 javë na ndajnë nga një ditë vendimtare, vendimtare për ju, vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe pyetja e vetme e cila do ti jap përgjigje, çdo prind fëmijësh, çdo i ri dhe çdo e re, çdo pensioniste dhe pensionist, çdo fermer i Librazhdit është: durohet më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite? S do të votojmë për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë, për të ruajtur mirëqenien? Kjo është e vetmja pikëpyetje më 25 prill dhe unë e dëgjoj përgjigjen, unë e shoh përgjigjen, e prek atë më 25 prill Librazhdi voton për ndryshimin! Voton për Aleancën për Ndryshim, ndryshimin i cili do të prek çdo familje të Librazhdit, të Elbasanit e të mbarë Shqipërisë. Bashkë për ndryshim! Librazhdi fiton, Shqipëria fiton!,”-tha Lulzim Basha para qytetarëve.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme, numri një i opozitës vizitoi qytetin e Elbasanit, ndërsa do të vijojë takimet me qytetarë të tjerë gjatë pasdites në Librazhd.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen