“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Bashkëpunimi Rama-Basha, Berisha: Lutje e humbësit!
16 Prill 2021, 12:28Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, komentoi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e konsideruar si një “lutje humbësi”.
Berisha u shpreh se një njeri që nuk ka program dhe që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit të tij.
“Është lutja e humbësit kjo e Edi Ramës. Ai po e ndjen humbjen me të gjithë qenien e tij. Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike. Në çdo paraqitje del me këmisha dhe bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike. Një njeri që nuk ka program, por që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit, të cilin e quante kukull deri pardje. Basha ia ka kthyer qartë përgjigjen. Rama po punon thjesht për të qëndruar në krye të PS-së”, u shpreh Berisha.
“I garantoj plotësisht shqiptarët, që marrëveshja e vjetër nuk nënkuptonte bashkëqeverisjen me Edi Ramën. E dyta, përjashtohet në mënyrë kategorike bashkëqeverisja, pasi atë nuk e do asnjë shqiptar, i vendosur apo i pavendosur qoftë. Të bësh aleancë me Ramën është që të “martohesh” me korrupsionin; të bësh aleancë me Ramën është të shohësh drejt Azisë, jo Evropës; të bësh aleancë me Ramën do të thotë të përjashtosh investitorët e huaj. Çdo shqiptar e kupton që kjo do të ishte vdekje e ëmbël e demokracisë. Do të bashkëpunojmë me opozitën për integrimin e vendit, por jo bashkëqeverisje”, tha i prerë Berisha.
Marre nga A2news
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...
TIRANË– Drejtuesi i Lapsi.al ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit në SPAK pas nisjes së hetimeve për publikimin e skandalit me të dhënat pers...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet e thelluara për dy kandidatë të listave të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Nismës Thurje. Në shkr...
Politike16 Prill 2021, 11:30
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se luan boxhoz. Në fjalën që mbajti gjatë takimit elektoral në Tiranë, Rama tha se ai ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur krahasimin e kreut të PD-së Lulzim Basham e Rrapush Xhaferrin. Në daljen e tij elektorale, Rama tha se nëse v...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka lajmëruar se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve në vendin tonë dhe do të j...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori me një grua që votonte për Partinë Demokratike. Në një dalje elektorale në Tiranë, Rama tha se gruaja ...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama u përball ditën e sotme në Tiranë me një situatë të papritur. Teksa ishte duke mbajtur fjalimin përballë grave në kryeqytet, n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se udhëtimi i Elisa Spiropalit, ka niur që nga koha e Skënderbeut. Në daljen e tij elektorale, Rama tha se as...