E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BRUKSEL– Bashkimit Europian po përgatitet për rritjen e prodhimit të vaksinave në fabrikat e Pfizer në Belgjike, më qëllimin për të vaksinuar 70% të rriturve në secilin shtet anëtar deri në fund të verës.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.
Të mbledhur në një samit virtual të enjten mbrëma, ata po ashtu diskutuan për idenë e një “certifikate vaksinimi”, e cila do t’iu jepte njerëzve për përfitime të veçanta, si udhëtimet ndërkombëtare, hyrja në restorante apo në kinema.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një konferencë për media se në mesin e vendeve anëtare ka gjithnjë e më shumë pajtim për një skemë të tillë, e cila mbështetet sidomos nga vendet që varen nga turizmi. Por, Michel tha se prioritet kryesor tani mbetet përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave.
Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides tha gjatë samitit se vaksinimi pritet të ecë në vazhdim me ritme shumë të shpejta.
“Çdo ditë po vaksinohen më shumë njerëz dhe ne po ndërmarrim vendime të rëndësishme për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në. Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të vaksinojmë pjesën më të madhe të popullsisë sa më shpejt që të jetë e mundur, “– tha Kyriakides.
“Ne kemi vendosur një objektiv të përgjithshëm për vendet anëtare që ata duhet të vaksinojnë një minimum prej 70% të popullsisë së tyre deri në verë, është një qëllim ambicioz, por është i arritshëm,”– shtoi ajo.
“Parashikimi rreth dërgesave është thelbësor për një shpërndarje efikase, dhe së bashku me vendet anëtare ne po punojmë vërtet 24/7 dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kompanitë të përmbushin marrëveshjet tona”.
“Ne jemi gati të azhurnojmë ose të përfundojmë marrëveshje të reja të blerjes dhe po punojmë me prodhuesit për të adresuar çdo problem në zhvillimin e vaksinave,”– shtoi Kyriakides.
Bashkimi Europian është përballur me kritika të ashpra për fushatën e ngadalshme të vaksinimit. Vendet me numrin më të lartë të të infektuarve janë Franca, Spanja dhe Italia, të cilat kanë rritur edhe presionin për rritjen e porosive të vaksinave.
Me gjithë përparimin e ngadalshëm, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku ende synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve, rreth 255 milionë njerëz, deri në shtator.
“Ky është një qëllim që ne kemi besim se do ta arrijmë”,– tha ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se vendet duhet të jenë të përgatitura “për të bërë vaksina për shumë vite që vijnë”, për shkak të mutacioneve në zhvillim të koronavirusit.
Marrë nga Gazeta SI.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar, një raportim në media ditën e djeshme, ku është thënë se Shtetet e Bashkuara ...
MIANMAR– Forcat e sigurisë në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, qëlluan me plumba plastikë si shenjë paralajmërimi, për të shpërndarë mbi 1,000 pro...
BRUKSEL– Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhe...
BRITANI– Princesha Latifa, një prej vajzave të udhëheqësit të Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i ka shkruar një letër policisë britanike, duke kërk...
KOSOVË-Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, j...
BRITANIA E MADHE-Vaksinat Johnson dhe Johnson do të marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për përdorimin emergjent.Sipas TheGuardian, rregullatori i ila&cc...
Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...
TURQI-Kenan Imirzalioglu, aktori i njohur për rolin e Ezelit, do të rikthehet në ekran me një serial të ri.Sipas shiftdelete, ai mund të jetë presë e një serial...
BRUKSEL– Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian(EMA) ka vendosur të rekomandojë vaksinën Johnson & Johnson në fillim të muajit tjetër, duke forc...