LIVE UPDATES
Aktualitet

BE duhet të reagojë ndaj ligjeve drakoniane të medies

10 Korrik 2019, 12:59 Nga DOSJA
BE duhet të reagojë ndaj ligjeve drakoniane të medies

TIRANË-Të premten, qeveria e Shqipërisë zbuloi një seri amendimesh ligjore në ligjin për median audiovizuale të vendit si dhe në ligjin për komunikimet elektronike, me synimin për të rregulluar atë që e quan ‘epidemi’ të lajmeve të pavërteta në median në internet.

Legjislacioni i propozuar synon të krijojë një regjistër të medieve në internet në Autoritetin e Medias Audiovizuale dhe të rregullojë përmbajtjen e saj përmes një organi administrativ të etikës të zgjedhur politikisht, i cili do të ketë fuqinë të vendosë gjoba deri në 8,250 euro mbi median vendëse për dështim për të respektuar një detyrim të përkufizuar në mënyrë të mjegullt si ‘dinjiteti dhe privatësia’ e qytetarëve.

I njëjti këshill etike do të plotësojë ankesat, korrigjimet dhe të drejtën për t’u përgjigjur për palët e prekura, të cilat zakonisht media ia jep njerëzve apo institucioneve që janë shënjestër kritikash të ashpra, duke bërë të detyrueshme dhe një çështje publike atë që është vetëm politikë editoriale.

Bazuar në legjislacionin e propozuar, i ashtuquajturi komision etike do të ketë fuqinë të urdhërojë publikimin e korrigjimeve dhe ankesave në mediet online, të cilat do të shfaqen në faqen e internetit përmes një dritareje po-up, e ngjashme me ato që përdoren nga reklamuesit online dhe krijuesit e viruseve dashakeqe në internet.

Teksti i korrigjimeve dhe ankesave do të hartohet nga komisioni i etikës dhe dështimi për ta respektuar atë do të sjellë një gjobë prej 6,598 eurosh.

Nëse media online refuzon të pranojë vendimet e organit administrativ të etikës, ata mund të përballen gjithashtu me gjoba nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postale, të cilat arrijnë deri në 825,000 euro dhe në origjinë janë konceptuar për operatorët e mëdhenj të telekomunikacionit.

Të gjitha gjobat e vendosura nga komisioni i etikës do të duhet të paguhen menjëherë, dhe vetëm pasi paratë të jenë dorëzuar, media mund të kërkojë një rishikim ligjor nga gjykatat të vendimeve të këtij organi administrativ.

Projektligjet nuk diskriminojnë mes publikimeve online të kompanive të fuqishme mediatike dhe blogjeve personale, dhe pritet të kenë një efekt pengues mbi gazetarët vendës, duke rritur vetë censurën, e cila sakaq është e gjithë përhapur.

Që t’i vendosim gjobat në bazë krahasuese, dikush duhet të mendojë se shumica e gazetarëve marrin më pak të ardhura vjetore nga sa janë sanksionet për një lajm të vetëm.

Kjo është arsyeja se pse, në fillim të qershorit, një mision faktmbledhës i përbërë nga shtatë organizata të mirënjohura ndërkombëtare të lirisë së medias i përshkruan propozimet ligjore si “skema rregulluese drakoniane” të cilat bien ndesh me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përgjigjja në Shqipëri ndaj legjislacionit të propozuar ka qenë e përzjerë, me mediat kryesore që mbajnë vijën e qeverisë dhe që kanë dalë në mbështetje të tyre, ndërsa ato kritike e kanë quajtur propozimin një hile propagandistike nga një qeveri e zënë në skandale korrupsioni, akuza për lidhje me krimin e organizuar dhe protesta të dhunshme në rrugë të organizuara nga opozita.

Legjislacioni i propozuar vjen në një kohë klime kërcënimesh në rritje, sulmesh verbale dhe fizike kundër gazetarëve si dhe përkeqësim të përgjithshëm të lirisë së medias në vend.

Pavarësisht kritikave dhe pak ndryshimeve kozmetike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar luftën, duke kërkuar ndëshkim për atë lloj mediesh online që ai në mënyrë rutinë sulmin si “kazan’ – një fjalë turke me kuptimin ‘kazan plehrash’.

Rama ka pretenduar në parlament se ligjet që ai ka propozuar po vlerësohen dhe dakordësohen nga Zyra për Lirinë e Medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

Megjithëse OSBE duket se ka ofruar opinion ligjor mbi projektligjet e propozuara, duket e paqartë nëse rekomandimet e saj janë reflektuar nga qeveria shqiptare në projektligjet e propozuara. BIRN ka mësuar gjithashtu se Komisioni Europian ka dhënë opinionin e vet mbi projektigjet e propozuara; gjithsesi, fjala e Brukselit mbi regullimet e propozuara nuk është artikuluar publikisht.

Rama dhe lakejtë e tij pretendojnë se media në internet në Shqipëri është bërë një djep për shumimin e lajmeve false; gjithsesi, ka shumë pak prova për të mbështetur një pretendim të tillë. Mediet vendëse janë të goditura nga lajmet protokollare, lajmet e stisura dhe fushatat disinformative të prodhuara në zyrat e qeverisë dhe partive politike dhe që shpërndahen më së shumti përmes televizioneve kryesore, pronarët e të cilëve janë më së shumti oligarkë të lidhur me industri të rregulluara dhe që përshtatin vijën editoriale të medias së tyre me interesat politikë dhe ekonomikë.

Ka shumë pak prova se qeveria synon të kontrollojë një propagandë të tillë të financuar me paratë e publikut, lajmet e stisura apo fushatat dizinformuese, dhe është e dallueshme se në këto projektligje të propozuara, përjashtohen nga këshilli i etikës ato raportime nga seancat parlamentare apo institucionet e tjera qeveritare, të cilat, projektligji në mënyrë të çuditshme i cilëson si “të vërteta”.

Asnjë vend në Europë, me përjashtim të Rusisë së Vladimir Putinit, nuk përdor organe administrative për të rregulluar përmbajtjen e medieve në internet dhe nuk vendos gjoba të tilla drakoniane. Moska nuk është e mirënjohur për kredencialet e saj për lirinë e medias dhe dukshëm nuk është një vend kandidat që po troket në derën e Brukselit për anëtarësim në BE, siç është Shqipëria.

Nëse qeveria shqiptare e ka seriozisht kërkesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE këtë vjeshtë, ajo duhet të ndërpresë përpjekjet për të miratuar ligje që kufizojnë lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Në mënyrë të ngjashme, nëse Brukseli mbetet i angazhuar për të zgjeruar liritë dhe të drejtat që janë themelore për BE-në në Ballkanin Perëndimor, ajo nuk duhet të mbyllë njërin sy ndaj ligjeve të tilla të hartuara keq si dhe përkeqësimit të përgjithshëm të lirisë së medias në rajon.

Marrë nga Reporter.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be ligjet ndaj medies be ligjet ndaj medies

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen