6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut, Borrell e barti më shumë te zyrtarët në Prishtinë.
“Dua t’ia bëj të qartë Kosovës se dialogu nuk zhvillohet për shkak të dialogut, por për shkak se është kyç në përparimin në rrugëtimin evropian. Së bashku me Lajçakun do të vazhdojmë të përgatisim takimin e radhës, por kjo do të ndodhë vetëm nëse të dyja palët merren vesh rreth rezultateve pozitive dhe konkrete. Prandaj unë dhe Lajçak do të vazhdojmë të angazhohemi me palët, e posaçërisht me Kosovën, e cila po dëshmon më shumë jogatishmëri për t’u ulur në tryezë”, tha Borrell.
Borrell ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialogun që e ndërmjetëson blloku evropian. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021. Ndërkaq, të martën në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Pas këtij takimi, BE-ja përsëriti qëndrimin se edhe për Serbinë, përparimi në procesin e integrimit evropian varet nga normalizimi i raporteve me Kosovën dhe nga shpejtësia e procesit të reformave, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.
Borrel po ashtu ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka përsëritur se në Evropë nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të mohimit të gjenocidit. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka thënë se për shtetin e saj bashkëpunimi rajonal është pjesë e rrugës evropiane.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA– Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombëtare janë pasojat me të cilat Putini mund të ndeshet nëse e sulmon Ukrainën. ...
KOSOVË– Kosova shënon një përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit dhe u vlerësua me 39 pikë në indeksin e përceptimit të korrupsionit për vit...
SHBA – Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është ve&c...
ZAGREB – Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç premtoi se vendi i tij do të dërgojë asnjë ushtar në rast të shpërthimit të konfliktit të armatosur ...
GREQI– Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë nga shkaqe natyrale, por familja e saj nuk mund ta nxjerrë nga banesa pasi është bllokuar e gjitha...
ITALI– Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka dëshmuar se disa faqe i kanë vjedhur disa video intime dhe ia kanë publikuar në Telegram e WhatsApp. Në një vid...
SHBA– Të lini një fëmijë të vogël të luajë me telefonin tuaj duket si diçka nga e cila s’mund të vijë asnjë dëm, por një familje në Amerikë, mësoi ...
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërish...
WELLINGTON– Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern zbuloi të dielën se ka anuluar dasmën e saj pasi vendi është në një valë ndaj rasteve të varian...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përskaj atyre ...