Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Keni dëgjuar shpesh rrëfime grash të dhunuara, por sot do t’iu sjellim historinë e një burri që jo vetëm e ka rrahur gruan për 23 vjet, por së fundmi i kishte thyer të gjitha në shtëpi.
Gjergj Jashari jeton së bashku me gruan dhe katër fëmijët në banesat sociale. Çifti përpiqet të paguajë faturat. Ai punon në treg, ndërsa e shoqja sanitare. Por veç varfërisë, çifti kishte problem sherret e herepashershme, aq sa së fundmi ai theu çfarë i doli përpara, televizorin, hoqi kabllat, theu pasqyrën. E trembur gruaja doli jashtë, telefonoi policinë e cila e gjeti burrin e dhunshëm të çarë në këmbë nga ‘sherri’ me çdo gjë që e rrethonte. Policia e pyet 38 vjeçarin se nga i buronte gjithë ky zemërim.
Ai tregoi se kur gruaja i kthen fjalën apo kur niset për punë në turnin e radhës si sanitare, bëhet xheloz dhe humbet kontrollin. Fillimisht agjentja Aida Kondi fillon dhe e pyet për orenditë e thyera, se kush e kishte bërë atë rrëmujë dhe burri përgjigjet duke treguar me gishtin tregues veten.
Oficerja: Silvana ju denoncoi se po thyenit çdo gjë, dhe policia ju gjeti duke hedhur orendi nga ballkoni
Gjergji: E pranoj që i kam thyer të gjitha gjërat e shtëpisë, por dua të të them se do ti blej prapë.
Oficerja: Po mos të kishte dalë nga shtëpia Silvana çfarë do kishe bërë?
Gjergji: Po të kishte ndenjur dhe mos të dilte nga shtëpia, do flija me të dhe nuk do i kisha thyer ato.
Oficerja: A punon ti? Si e ke pijen?.
Gjergji: Gjithë ditën punoj në pazar, po burri pi dhe unë kur pi jam si qinjgj i butë.
Oficerja: Po gjërat e shtëpisë pse i theve?
Gjergji: I theva se më nevrikosi nusja, po do i blej prapë.
Në dosje thuhet se nëna e katër fëmijëve punonte dy punë me dy turne dhe se sa herë i shoqi nxehej, ajo vraponte dhe dilte nga shtëpia pasi kishte frikë . “Ai e ka boshatisur shtëpinë, i ka thyer të gjitha, por kam patur përherë frikë ta denoncoj se mos situata acarohej”, ka rrëfyer gruaja e cila pohon se ka heshtur për 23 vjet me radhë, më shumë nga dëshira për të mbajtur familjen, por edhe nga frika.
Silvana thotë në dosjen që gazeta Si disponon se “Gjergji kishte pirë atë ditë, doli në ballkon dhe filloi ti hedhë gjërat nga kati i tretë. Hodhi televizorin, freskuesen, dixhitalbin, tavolinën e televizorit, pjata e gota. Çdo gjë që i dilte përpara. Në këtë moment vrapova dhe dola përjashta”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Drejtori i ekipit të Kastriotit, Gazmend Vogli ka sulmuar një gazetar sportive. Bëhet fjalë për gazetarin Gani Pema.Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË– Moderatori Turjan Hysko ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për ish-kreun e Kadastrës që u arrestua për shpërdorim detyre, Liridon Pulën. Në një...
TIRANË– Adoleshentja që sajoi marrjen e saj forcërisht, e kishte ideuar disa ditë më parë planin e ikjes nga shtëpia, në shenjë hakmarrjeje ndaj pri...
TIRANË– Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ushtronte dhunë nga gruas, pasi kjo e fundit e kishte tradhëtuar me kushëririn e ...
ITALI– Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë ku po vuante dënimin për vrasje. 45-vjeçari rezulton një person me rrezikshm...
TIRANE- Policia e Shtetit njofton se është arrestuar në Madrid Luan Bundo. Bundo akuzohet se ka marrë 13 mijë euro për të kaluar në mënyrë të paligjshme një sht...
TIRANË– Ky është Marius Ramushi, një i ri që është rrëmbyer për disa minuta nga katër persona, për shkakun paradoksal.Mariusi u mbajt peng ditën e Sh...
FIER– Trupi i një 35-vjeçari të mbytur në lumin e Vjosës është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Hambar. Dosja.al mëson se viktima është gjetur rreth ...
TIRANË– Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur zgjatjen e hetimeve për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4” të njohur si grupi i Avdylajve. Burime për D...
TIRANË- Një tërmet është regjistruar sërish ditën e sotme 26 km nga Tirana. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 righter. Tërmeti ishte 11 km l...